Harduer

Wi-Fi fituesit më të mëdhenjë deri tash

Sep 5 2008
0 Shpërndarje
Wi-Fi fituesit më të mëdhenjë deri tash

 

Ç’dallim bëjnë disa vjet. Në grupin tonë të parë të routerve Wi-Fi 802.11n (shiko find.pcworld.com/60641) kemi gjetur probleme në firmware, mospërshtatje me pajisjet dhe interpretim jo të mirë, sa deklarohej se kishin. Sa i përket këtij viti, jemi të lumtur të raportojmë se shumica e këtyre problemeve janë zhdukur. Edhe pse ratifikimi final i 802.11n nga IEEE nuk pritet deri vitin e ardhshëm, Allianca Wi-Fi ka certifikuar routerat 2.0n për operim dhe përshtatshmëri, që nga viti i kaluar. Versioni final do të jetë vetëm një formalitet, që me siguri do të kërkojë tashvetëm një azhurnim të firmware. Produktet Wi-Fi, të certifikuara gjithashtu, ja vlen të azhornohen. Me shpejtësi deri në 300 megabit për sekondë, krahasuar me 54 mbps për standardin 802.11g dhe një mbulueshmëri të zgjeruar, 802.11n është Wi-Fi i parë që mund të rivalizojë ethernetin me kabëll 100mbps, në performancë. Por zgjedhja e routerit 802.11n të përshtatshëm është bërë më e komplikuar se kurrë, pasi ky standard ka një mbulueshmëri të madhe dhe tiparet dallojnë shumë mes tyre. Prodhuesit kanë lëshuar në qarkullim një numër të madh të modeleve me çmime nga 50 deri në 250 dollarë. D-Link ofron gjashtë routera 802.11n. Për të krijuar një opinion, kemi zgjedhur dy modele nga secila kategori: router nën 90$ për njerëzit që nuk ju duhet performancë maksimale; një mesatar rreth 150$, modele që ofrojnë shpejtësi maksimale pa tela dhe ethernet gigabitësh. Routeri dybrezor (dual-band 180$ deri 200$) që përkrah brezin e frekuencave 2.4-GHz, të përdorur nga të gjitha modelet më pak të shtrenjta dhe paraardhësit e tyre 802.11b/g dhe brezin e hapur 5-GHz, me përkrahje për pajisjet e vjetra 802.11a. Këto njësi kanë si objektiv përdoruesit e përgatitur për një përdorim të tepërt të paisjeve të rrjetëzuara multimedial, që u nevojitet një bandwidth i rregulluar për të transmetuar materialet. (802.11n përkrah të dy frekuencat.)

Dekonstruktim i teknologjisë

Varianti 802.11n i Wi-Fi arrin majat e performancave, katër herë më i mirë se 802.11g, në dy mënyra. Së pari, përdor MIMO, (Multiple Input, Multiple Output) teknologjinë e antenave për të transmetuar më shumë të dhëna në kohë reale. Antenat inteligjente kombinojnë valët e të dhënave që vijnë nga disa burime, si muret, dyshemetë dhe tavanet. Routerat e nivelit bazë kanë dy antena marrje dhe emetim, niveli mesatar dhe ai i avancuar kanë nga tri antena të tilla. E dyta, draft-n përdor lidhjen e kanaleve. Në vend të kanalit të gjerë 20-MHz të përdorur në standardet e mëhershme të Wi-Fi, 802.11n mund të përdorë kanalet e gjëra 40-MHz, e cila në teori duhet të dyfishojë kapacitetin e bartjes të të dhënave. Fatkeqësisht, bandwidth i limituar prej 2.4-GHz do të thotë se vetëm një router 802.11n që përdorur lidhjen e kanaleve do të marrë gjithë spektrin 2.4-GHz. Kjo shkakton disa interferenca, gjithashtu. Për këtë arsye, rregullat e ashtuquajtura fqinjësisë-së-mirë kërkojnë që routerat të marrin kap acitetin 20MHz dhe kur kapaciteti i tyre është 40-MHz. Shpejtësia më e madhe në frekuencat 20-MHz është vetëm 150 mbps. Pasi shumica e përdoruesve do të donin të përdornin trafikun 2.4GHz, kemi realizuar testin 2.4-GHz me kanale 20-MHz.

Më shumë bandwidth, më pak shtrirje

Brezi 5-GHz i frekuencave, përkrah kanale të shumta 40-MHz. Kjo mundësi është relativisht e pa përdorur (produktet 802.11a së pari janë paraqitur në ambiente biznesi), kështu që interferenca është e minimizuar në maksimum. Ne kemi përdorur kanale 40-MHz në testin tonë 5-GHz, të dy routerave që përkrahin 5-GHz. Por ata ishin më të qëndrueshëm se sa rezultatet 2.4-GHz, dhe shtrirja e valëve nuk ka rënë nën 40 mbps – për të shikuar materiale HDTV ju duhet shpejtësi më e lartë se 25 mbps. Mangësi e 5-GHz është se frekuenca e saj e lartë nuk lejon mbulimin e një hapësire të madhe sa edhe 2.4-GHz draft-n. Por në përgjithësi shtrirja e valëve është shumë më e mirë se standardi 802.11g. Një tjetër përparësi e 5-GHz: Derisa draft-n punon me pajisjet 802.11b dhe g në modulin “mix” 2.4-GHz, performanca për klientët bie ndjeshëm kur në rrjet janë prezent klientët b ose g. Por me routerat dybrezor, mund të vendosni mekanizmin e ri draft-n, i cili përkrah 5GHz, duke ofruar edhe një rrjet 2.4GHz për pajisje më të vjetra. Ju rekomandojmë router dy-brezor, nëse ju duhet performancë maksimale për transmetim të medias apo ruajtje të të dhënave në rrjet, ose nëse nuk mund të keni një sinjal të mirë Wi-Fi për shkak të ndërhyrjeve nga sinjali i fqinjëve.

Draft-N dhe buxheti

Dëshironi të keni shpejtësinë dhe mbulushmërinë superiore të draft-n pa pasur nevojë të shpenzoni shumë? Ne kemi provuar dy routera të nivelit bazë draft 2.0, të çertifikuar me çmim 90$, apo më pak. Routeri Belkin N Wireless (90$) dhe Routeri D-Link Wireless N DIR-615 (80$). Të dy kanë porte 100mbps (jo gigabit) dhe dy antena të konfigurueshme me më pak shpejtësi dhe mbulueshmëri, në krahasim me tre kushërinjtë e ngjashëm. Edhe pse nuk janë të përkryer për emetimin e medias, janë të përshtatshëm për përdorim normal të internetit, thirrje VoIP dhe transferim të dokumenteve brenda një rrjeti në shtëpi. Nga të dy, Belkin ishte kryesisht më i mirë. D-Link i ka disa tipare që Belkin nuk ika, por nuk ka kaluar shumë mirë në testin tonë të performancës.

Belkin N Wireless Router

Herën e parë që kemi shqyrtuar routerin Belkin N, në vitin 2006, na ka pëlqyer gjithçka rreth tij, përveç performancës. Por disa përmirësime në prodhim dhe disa azhurnime të firmware e kanë rregulluar problemin. Në fakt, me një antenë të vetme, Belkin ka kryer punën e një routeri Netgear të klasit të mesëm në testet tona. Dizajni, përdorshmëria, tiparet dhe shërbimi për konsumatorë të pajisjes janë për t’u lavdëruar. Përvoja jashtë-kutisë është gjithashtu për t’u lavdëruar, nga numri i pakët i kabllave dhe magjistari i instalimit, i cili lidhet në mënyrë të përsosur, deri tek manuali shumë i përshtatshëm i përdoruesit. Belkin ka garanci të përjetshëme, kurse të tjerët që kemi përdorur kanë garanci një vjeçare. Belkin përkrahë shumë tipare kyçe të routerve, duke përfshirë UPnP, WMM, WPS dhe DDNS. Ajo çka mungon është zgjedhja automatike e kanaleve, në të cilën routeri zgjedh një nga 11 kanalet 2.4MHz, për të përmirësuar performancën në hapësira të populluara dhe rezervimin DHCP, që është aftësia për të vendosur IP të fiksuara për kompjuter apo pjesë specifike, të përdorshëm për printer në rrjet, NAS disqe, server për media dhe të të tjera të ngjajshme. Si shumica e routerve të lirë, Belkin nuk përkrah inkriptimin WPA/WPA2-Enterprise. Por nëse nuk ju duhet ethernet gigabitësh apo transmetim të materialeve high-def, Belkin N Wireless Router ka vlera dhe është zgjedhja jonë, sa i përket buxhetit.

D-Link Wireless N Router DIRIR-615

D-Link DIR-615 është pothuajse routeri më i lirë draft-n në treg dhe ka një komplet të tërë tiparesh, por fatkeqësisht ka pasur një performancë të dobët në testin tonë të shtrirjes dhe shpejtësisë. Në afërsi, mund të ofrojë mesatarisht vetëm 36 mbps, krahasuar konkurrentin Belkin N me 48 mbps. Në testin për shtrirje të gjërë (rreth 20 metra, me disa mure dhe orendi në mes), sinjali i D-Link ka rënë në 3 mbps, ndërsa te Belkin ka rënë në 13 mbps. Gjithashtu 15 përqind të lidhjeve të gjata kanë dështuar për shkak të ç’kyçjeve të vazhdueshme, ndërsa Belkin nuk pësoi asnjë ç’kyçje. Kjo ndodhi edhe me routerin e dytë D-Link DIR-615 që provuam. Nuk kishim mundësi të testonim të parin, model i përpunuar A1 nga D-Link, sepse nuk ofronte ndonjë mënyrë për të ndaluar lidhjen e kanaleve 40-MHz, (që e bënte pajisjen të papërshtatshme për certifikim nga Wi-Fi Alliance), kështu që blemë modelin më të ri të përmirësuar B2 (i certifikuar nga Wi-Fi Alliance) për testin tonë. Performanca mund të përmirësohej me përmirësimin e firmware, dhe D-Link ka disa tipare shumë të mira nga modelet më të avancuara të kompanisë, duke përfshirë përkrahjen e sigurisë WPA/WPA2-Enterprise për përdorim të korporatave, gjithashtu UPnP, WMM, WPS, DDNS dhe rezervimin DHCP. Procesi i instalimit edhe pse i lehtë, nuk ishte aq i mirë sa i modeleve tjerë që kemi testuar. Dritarja për konfigurim nga Rrjeti është një rrëmujë magjistarësh dhe veglash udhëzuese. Pas instalimit të parë, preferojmë të tejkalojmë magjistarët. Po ashtu kishim vështirësi të konvertojmë routerin në modelin access-point edhe pse më në fund e gjetëm mënyrën, duke kontrolluar udhëzuesit.

Kuajt Gigabitësh

Dyfishoni investimet tuaja deri 150$ dhe kaloni te një klasë e routerve që ofrojnë lidhje ethernet gigabitëshe (një plus i madh nëse keni ndonjë disk të dhënash të lidhur në rrjet, apo nëse ndani dokumente me përdoruesit e tjerë të rrjetit) dhe tri antena për shtrirje dhe efektshmëri më të mirë. Në një listë të ngushtë, i japim përparësi Linksys Wireless-N Gigabit Router WRT310N (140$) mbi Netgear RangeMax Next Wireless-N Gigabit Router WNR3500 (160$) për shkak të performancës së shkëlqyer të Linksys, veglave shumë të mira për instalim dhe shumë tipareve të avancuara.

Linksys Wireless-N Gigabit Router WRT310N

Linksys WRT310N ka lënë prapa Netger WRT3500 në testin për distanca të afërta, me një mesatare prej 61 mbps, në të njëjtën dhomë me klientin, në krahasim me 48 mpbs të Netgear. Gjithashtu ka performuar mirë në distanca të largëta (rreth 20 metra, me disa mure dhe orendi në mes) edhe pse nuk ishte aq i shpejtë sa Netgear. Efektshmëria e pajisjes në shtëpinë tonë 420 metra katrorë ishte e mirë, që ishte fat pasi Linksys nuk përkrah zgjerimin e shtrirjes pa tela si Netgear. Kjo ishte e vetmja e metë që i kemi gjetur. Ka një dizajn të lëmuar (antenat janë të brendëshme, si te routerat e Apple dhe Netgear) dhe performanca e tij dëshmon se nuk ju duhen antena si veshë lepuri, që të keni një shtrirje më të mirë. Instalimi nga desktopi përmes aplikacionit të quajtur Linksys EasyLink Advisor (LELA) i udhëzon fillestarët në pothuajse çdo gjë, nga lidhja e kabllove, deri tek krijimi i fjalëkalimit edhe pse do t’ju duhet vegla për konfigurim nga Rrjeti për tiparet speciale, si ridrejtimi apo rezervimi DHCP. Vegla e Rrjetit ofron shumë mundësi për konfigurim. Për shembull, të gjithë routerat në këtë artikull ofrojnë WMM/QoS (përparësi për video apo VoIP), Linksys WRT310N ju lejon të rregulloni prioritetet e aplikacionit. Mund të vendosni prioritet për lojëra apo transmetim të mediave, apo të siguroheni që BitTorrent mos të ndërhyjë në cilësinë e thirrjeve VoIP. Filtrimi i Rrjetit është një fushë tjetër ku Linksys shkëlqen. Mund të ndaloni proxy, Java, ActiveX dhe cookies tek routeri, gjë që do t’ju mbronte nga shumica e trojanëve dhe programeve spiunuese. Por ne kishim parapëlqyer që të mund të limitonim kompjuterët. Mungesa e Java dhe cookie ndikon në pamje jo të mirë të shumicës së faqeve. Në anën tjetër, mund të kufizoni qasjen në aplikacione të caktuara, URL dhe fjalë për secilën PC në vete, një tipar shumë ndihmues për prindërit.

Dizajni i Netgear WNR3500 është më i pazakonshmi dhe më i mërzitshmi nga të gjithë. Nuk mund ta montoni në murë, nuk mund ta vendosni mbrapsht kutinë dhe nuk mund t’i gjeni ndonjë vend të mirë në tavolinë, pasi duhet hapësirë për ta vendosur,veçanërisht kur drita e kaltër vezullon për të treguar aktivitetin e rrjetës. Interpretimi ishte i mesëm për atë nivel, por i ngjashëm me atë të Belkin, shumë më të lirë. Megjithatë u përmirësua në distanca të largëta. Netgear gjithashtu ofron funksionin e vazhduesit, që mund ta zgjatë distancën pa tela me një pikë qasjeje (access point) të Netgear. Por ajo çka na impresionoi ishte programi për instalim dhe inteligjenca e routerit për të njohur gjendjen e rrjetit. Zbuloi se modemi ynë DSL kishte adresat LAN IP të njëjta me ato të rrjetit dhe menjëherë i ndërroi, duke na treguar saktësisht se çka po bënte dhe pse. Ndihma sensitive dhe e nevojshme shfaqet në anën e djathtë të faqes së konfigurimit të routerit. Është gjithmonë e hapur, kështu që nuk keni nevojë të shtypni ndonjë buton për ta parë, siç ndodh me shumicën e routerave tjerë. Mundësitë e routerit ishin shumë të mira edhe pse jo aq të detajuara as të Linksys. Ka UPnP, WMM, DDNS dhe rezervimin DHCP, por i mungon përkrahja WPA/WPA2-Enterprise për inkriptim, të cilën e kërkojnë shumica e bizneseve. Kjo nuk është ndonjë problem i madh për përdorim shtëpiak. Nëse jeni duke kërkuar një router gigabitësh për të mbuluar hapësira apo shtëpi të mëdha, Netgear është një zgjedhje e sigurtë.

Dueli i Dual-Band

Nëse jeni të gatshëm të harxhoni 180$ deri 200$, merrni parasysh ndonjë router draft-n i cili përkrah operacionet 5GHz dhe 2.4GHz (gjithashtu 802.11a dhe 802.11b/g). Linksys Dual-Band Wireless-N Gigabit Router with Storage Link WRT600N dhe Apple AirPort Extreme përfshijnë në vete disa tipare të dobishme, duke veçuar ndarjen e disqeve USB. Edhe në këtë garë fiton Linksys, falë performancës së shkëlqyeshme dhe mundësisë për të punuar njëkohësisht në rrjete 2.4 dhe 5-GHz. Por AirPort Extreme mburret me ndarjen e printerëve USB, software instalimi superior dhe disa përparësi të dukshme për rrjete PC/Mac. Kemi shpresuar të testojmë Buffalo WZR-AG300NH apo D-Link DIR-855 (të vetmit routera dual band), por Buffalo ka ndaluar transportimin e modelit të vet për shkak të konflikteve në patentë, dhe D-Link ka mbledhur modelet e vet për shkak të disa problemeve në prodhim (find.pcworld.com/60677).

Apple Airport Extreme Base Station me Ethernet Gigabitësh

Ringjallja më e fundit Apple, AirPort Extreme (versionet më të vjetra 802.11g dhe 802.11n pa ethernet kanë emrat e ngjashëm, kështu që kujdes gjatë blerjes) ka përkrahje dybrezëshe (dual-band), por mund të punojë vetëm në një brez, në një kohë. Ju duhet të zgjidhni 2.4GHz ose 5GHz. Ka dy tipare që Linksys Dual-Band nuk i ka. Zgjerimin e rrezes së veprimit, ku mund të mbuloni hapësira më të mëdha duke përdorur AirPort Extremes apo Airport Expresses si pika qasëse dhe ndarjen e printerëve USB. Gjithashtu është edhe më i lirë, kështu që ju mund të përdorni routerin tuaj të vjetër g për klient b/g dhe të përdorni AirPort Extreme si një pikë qasjeje për video dhe dokumente që kërkojnë shumë bandwidth me klientët n 5GHz. Routeri 2.4-GHz, performancën e vet e krahason me modelet e klasit të mesëm që janë prezantuar më herët në këtë artikull. Edhe pse ka vetëm një port USB 2.0, për ndarje të diskut apo printerit, mund të lidhni një hab për të lidhur disa printera dhe disqe të ndryshme. Sidoqo ë ne kemi mundur vetëm të printojmë, (as të skanojmë apo të dërgojmë fax) në një printer shumë funksional. Gjithashtu AirPort ka tri porte ethernet LAN, për dallim nga katër që janë te routerët e zakonshëm. Mund të përdorni disqet në formatin FAT32 të Windows apo dokumente të sistemit Mac me OS X 10.5  me Machine. Gjithashtu mund të merrni azhurnimet, duke përdorur Apple So ware Upadate. Si një router 5GHz, Apple e mund Linksys në performancën për distanca të largëta, por ka disa mangësi që Linksys nuk i ka, siç janë UPnP, DDNS, dhe filtrimin e URL/fjalëve. Protokolli i përdorur për rrjete Bonjour nga Apple (më parë i quajtur Rendezvous) nuk është aq i popullarizuar sa UPnP. AirPort përkrahë IPv6, sistemin e routerave të gjeneratës së ardhme, që ka për qëllim të përballojë mungesën e adresave IPv4 dhe të lehtësojë dizajnimin e rrjeteve të mëdha. Këtë lehtësi nuk do ta për tojnë shumica e përdoruesve shtëpiakë. Instalimi kërkon so ware të Windows ose Mac dhe nuk ka kon gurim në Rrjet. Por so ware i Apple mundëson lehtësisht transferimin e AirPort në pikë qasjeje (access point) shumë lehtë.

Linksys Dual-Band Wireless-N Gigabit Router me Storage Link WRT600N

Me 200$, vetëm 50$ më shumë se shumica e routerave njëbrezorë dhe me ndarje për disqe USB si një bonus, ky router mund të përkrahë pajisjet me 2.4GHz dhe 5GHz në të njëjtën kohë. Në teste me DMA2200 HD Media Center Extender 1080i të Linksys video transmetohej lehtë dhe pa probleme nga PC në TV, në mundësinë 5GHz, por shfaqte ndërprerje të shpeshta dhe pauza në mundësinë 2.4GHz. Linksys ishte më i mirë në të gjitha testet e shpejtësisë dhe shtrirjes së sinjalit. Si edhe vëllai i vet njëbrezor, ai ofron tipare të shumta, duke përfshirë nivelin e aplikacioneve QoS, ridrejtimin e porteve, rregullimin e shërbimeve të rrjetit dhe lojërave. Si edhe Apple, ai gjithashtu përfshinë IPv6. Një buton në pjesën e sipërme është për Wi-Fi Protected Setup, të cilin Linksys pritet ta përkrahë përmes një azhornimi të  rmware. Mund ta kon guroni routerin përmes kon gurimit standard në Rrjet apo përmes Linksys EasyLink Advisor (LELA), i cili është një aplikacion për desktop. Aplikacioni nuk i mbulon të gjitha tiparet që routeri ofron, sidoqo ë, gjëja e parë që e kemi bërë pasi kemi përdorur veglat për instalim ishte identi kimi i përdoruesve dhe dosjeve që i ndajmë nga disqet tona të lidhura, që mund të jenë të formatit FAT32 apo NTFS. Përdorimi i përbashkët i disqeve përmes USB do të jetë më i ngadalshëm në krahasim me një NAS disk në ethernet, por është i dobishëme nëse keni diskun e vjetër. Gjithashtu mund të rregulloni një dosje FTP në disk për të pasur qasje nga çdo vend. Ne do të dëshironim të shihnim edhe mundësinë e përdorimit të një printeri USB në rrjet, por në përgjithësi Linksys Dual-Band është routeri më i mirë në të gjitha aspektet.

ADAPTERËT E RRJETEVE PËR LAPTOP Intel 802.11n: nuk përkulet

Nëse blini një router 802.11n, kontrolloni llaptopin tuaj para se të harxhoni edhe 100$ shtesë për adaptor të rrjetit. Modelet më të reja të Intel Centrino, përkrahin 2.4GHz, por edhe modulin dual-band n, përmes Intel Wireless WiFi Link 4965AGN PCI Express miniadapter. Por a ofron performancë aq të mirë ky produkt i Intel, sa edhe adapteri i jashtëm USB i njëjtë me prodhuesin e routerit? Për t’iu përgjigjur kësaj përgjigje, unë në mënyrë të thjeshtë testova që të gjashtë routerat, duke përdorur një Micro Express Centrino, laptop me kartë Intel 4965 AGN. Lajmi i mirë: Te katër nga gjashtë routerat, pajisja e Intel ofroi një performancë më të mirë se adapterët USB. Përmirësimi ishte më i dukshëm me pajisjet e Belkin, por gjithashtu edhe me D-Link. Me Apple AirPort Extreme, puna me adapterin e Intel ishte 33 përqind më e lartë se me adapterin USB Linksys Dual-Band, të cilin e kemi përdorur për testim (Apple nuk prodhon adaptera USB). Në anën tjetër, adapterët USB të Linksys dhe Netgear, kanë ofruar një performancë më të mirë me routerat të tyre, duke sugjeruar integrim të produkteve të një kompanie për produktivitet më të mirë. Në testin e distancave të gjata, Intel ka tejkaluar pothuajse të gjithë adapterër USB, ndoshta për shkak të vendosjes më të mirë të antenës. Prodhuesit e laptopëve zakonisht vendosin antenat Wi-Fi mbi ekran, disi sikur të përdorni një antenë për të përmirësuar valët e celularit. Mos i kushtoni shumë vëmendje motos “Lidhu me Centrino” e cila do të duhej të përdorej për të treguar përshtatshmërinë me teknologjinë Wi-Fi të Intel. Asnjë nga routerat (Apple dhe Belkin) që kanë prodhuar rezultatet më të mira me adapterin e Intel edhe pse Belkin thotë se planifi kon të shtojë përkrahjen përmes fi rmware. Përfundimi: Nëse tashmë keni Intel 4965AGN, mos blini adapter 802.11n dhe kur të blini laptop të ri, kërkoni çip Intel a/g/n të rrjetit, nëse ofrohet.

Lajmet e fundit>