Harduer

Wii është gjeneratë e vjetërsuar në krahasim me Xbox 360

Jun 26 2009
0 Shpërndarje
Wii është gjeneratë e vjetërsuar në krahasim me Xbox 360

“Pikat kyçe shitëse për Wii, janë kontrollat Wii”, tha Lennart Sas për OXM UK. “Ju duhet të krijoni lojën tuaj përreth kësaj. Dobësia e Wii është teknologjia grafike dhe procesorike, që i përket gjeneratës së shkuar. Kështu që ju duhet të përshtatni më së miri lojën tuaj për të përdorur fuqinë e Wii-s, kontrollerin Wii-mote. Nuk mendoj se mund ta bëni këtë me një përcjellje të drejtpërdrejtë”.

Sipas Sas, mungesa e teknologjisë grafike dhe procesorike tek Nintendo, ka shtyrë këtë kompani të krijojë një version të veçantë të titullit Overlord II për Wii.

“Ky ishte një vendim i publicistit tonë. Dhe mendoj se është një ide e qëlluar pasi që nuk mendoj se përcjelljet e drejtpërdrejta do të funksiononin tek Wii” shtoi Sas.

Gjithashtu është bërë e ditur se një numër i lojërave për Xbox 360, duke përfshirë Godfather, Guitar Hero dhe Harry Poter, janë “zvogëluar’  për tu akomoduar me limitimet e Wii-s.

Pavarësisht kësaj, titujt e ardhshëm si Grinder, Conduit dhe Gladiator AD – do të mund të ndihmojnë në bindjen e gejmerëve veteran se Wii është më shumë sesa një konzolë e orientuar për familje. Dhe ky është fakt, pasi që kjo platformë është kritikuar mjaft shumë për mungesa të titujve ekstensiv FPS apo të lojrave të tipit aksion apo aventurë.

Lajmet e fundit>