Harduer

Wii ka gjasa për pasardhës 3D

Jun 17 2010
0 Shpërndarje
Wii ka gjasa për pasardhës 3D

Në konferencën për shtyp të Nintendo-së, Presidenti i kompanise Satoru Iwata zyrtarisht zbuloi pajsijen portabile 3D pa syze, 3DS. Gjatë ditës së sotme, Iwata la të kuptohet se teknologjia 3D do të inkorporohet në konzolën e ardhshme shtëpiake që do të shpalos kjo kompani.

Siç raportohet nga Andriasang, ekzekutivi i Nintendo shprehu shqetësimin e tij lidhur me imazhet 3D në televizionet standarde për gazetën japoneze Nihon Keizai Shimbun. Ai tha se kompania do të paraqes një konzolë me përkrahje për 3D, por nuk do të jetë gati derisa televizorët që përkrahin 3D të arrijnë shkallën e aprovimit prej mbi 30 për qind.

“Ne jemi duke menduar se koha më e përshtatshme duhet të jetë kur normat e aprovimit të 3D-së të arrijnë 30 për qind” tha ai. “Ne jemi duke shikuar në trendet e aprovimit.”

Nintendo ka provuar 3D argëtim para 15 viteve, kur pati shpaosur Virtual Boy, një sistem që dështoi rëndë. Por ekzekutivi i Nintendo u shpreh se Virtual Boy është shpalosur në një kohë kur teknologjia “nuk ishte gati”.

Lajmet e fundit>