Lajmet

“WikiAcademy”, projekti për pasurimin e Wikipedia-s me informacione për Kosovën

Feb 26 2013
0 Shpërndarje
“WikiAcademy”, projekti për pasurimin e Wikipedia-s me informacione për Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Fondacionin IPKO, shoqata FLOSS dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë kanë financuar projektin “Wikiacademy” që synon trajnimin e të rinjve për shtimin e informacioneve për Kosovën në Wikipedia.

Ky projekt është organizuar në formën e një gare midis 200 pjesëmarrësve për krijimin e artikujve që përmbanin informacione të përgjithshme për Kosovën dhe karakteristikat e saj specifike kryesisht me karakter kulturor dhe historik.

Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte promovimi i Kosovës sa më denjësisht në ueb dhe njohja e saj në sa më shumë portale online. Kjo garë u organizua në kuadër të Strategjisë për Diplomaci Dixhitale të Ministrisë së Jashtme.

Gjithësej u përpunuan 57 artikuj të fushave të ndryshme, por vetëm 3 prej tyre u shpallën fitues:

Teknologjia Informative në Kosovë

Muzika Klasike në Kosovë

Arkeologjia e Kosovës

Gjithashtu pati dhe 23 fitues për fotot më të mira të Kosovës. Shuma e vënë në dispozicion për fituesit ishte 10 000 euro.

Mendohet që ky projekt i suksesshëm të shndërrohet në një ritual të përvitshëm dhe të inkurajojë sa më shumë pjesëmarrës. (PCWorld Albanian)

Wiki Academy Kosovo 2013

Lajmet e fundit>