Siguri

WikiLeaks goditet nga një cyber-sulm

Aug 31 2011
0 Shpërndarje
WikiLeaks goditet nga një cyber-sulm

Sapo WikiLeaks filloi të paraqes me qindra e mijëra kabllograme diplomatike, përfshirë dokumente të ndryshme nga diplomacia amerikane në Kosovë e Shqipëri, organizata bëri të ditur në Twitter se ueb faqja wikileaks.org është sulmuar. “Wikileaks.org është momentalisht nën sulm” thuhej një  postim në llogarinë e Wikileaks në Twitter, që besohet se kontrollohet nga krijuesi i organizatës, Julian Assange. Postimi gjithashtu ofroi edhe një link të cilin mund ta shfrytëzojnë përdoruesit për të shikuar magazinën masive të kabllogrameve të paraqitura deri më sot. 

Një cicërim e mëvonshme ka thënë se “cybersulmI’ është duke vazhduar dhe se versioni wikileaks.lu është një version alternativ që mund të shfrytëzohet nga vizitorët. Administrata e presidentit Barack Obama është shprehur e frustruar ndaj paraqitjes së këtyre të dhënave duke thënë se informacionet e shpalosura në to sërish kanë dëmtuar Departamentin Shtetëror Amerikan dhe Sigurinë Nacionale të SHBA’s.

E mesa duket sulmi ka vazhduar mjaft gjatë sa që në skenë doli një Tweet e këtillë nga Wikileaks: “Qeveri të dashura, nëse nuk dëshironi t’ju dalin ndyrësirat tuaja në shesh, mos u sillni si derra!”.

Grupi i ri i dokumenteve të paraqitur nga WikiLeaks vjen nga origjinali prej 250,000 që ishin prezantuar në fund të vitit të kaluar, megjithatë deri më sot WIkiLeaks ka arritur që kohë pas ohe të publikoj grumbuj të tyre. 

Sipas burimeve të DIgital Trends, paraqitja e dokumenteve të shumta rreth 125,000 gjatë javës së kaluar e 50,000 brenda një dite të vetme është një tentim për të rikthyer vëmendjen drejt WikiLeaks dhe vet themeluesit të saj. Në nëntorin e kaluar kur u paraqitën kabllograme tjera, sërish pati cyber-sulm ndaj WikiLeaks. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>