Lajmet

Wikileaks lëshon një kopje të shkruar të dokumentarit për historinë e tij

May 25 2013
0 Shpërndarje
Wikileaks lëshon një kopje të shkruar të dokumentarit për historinë e tij

Para disa viteve në ballinat e lajmeve mund të shihej faqja Wikileaks që kishte bërë bujë me zbulimet e kabllogrameve (të fshehtave rreth çështjeve nga më të ndryshmet), duke përfshirë kështu marrëveshjet e fshehta, prapavijën e vërtetë të disa ngjarjeve, e kështu me radhë.

Për të treguar për të, prodhuesi filmik Alex Gibney, i cili së bashku me 16 Films të Ken Loach ka prodhuar një film dokumentar për këtë faqe, që është porositur nga Universal për 2 milionë dollarë.

Por ky film siç duket ka shqetësuar Wikileaks-in, pasi sipas uebfaqes, nuk është përfaqësuese e ngjarjeve të vërteta që kanë të bëjnë me Wikileaks-in dhe historinë e kësaj faqeje kontraverse.

Kështu Wikileaks ka lëshuar një transkripto(kopje të shkruar) për dokumentarin rreth historisë së vet, që një ditë përpara se të dalë filmi, të shtohen frazat duke thënë “Gabim!”. Dokumentari quhet “Ne Vjedhim Sekrete”: Ngjarja e Wikileaks, është planifikuar që të dalë gjatë ditës së premte në Nju Jork dhe Los Anxhelos dhe lëshoi një transkriptë të dokumentarit online gjatë ditës së djeshme.

Transkripti i edituar, që mund të gjendet në këtë uebfaqe, vjen me një shënim hyrës që thotë se dokumentari është “i mbushur me gabime dhe spekulime”.

“Varg figurash të materialit janë ndryshuar shumë, në disa vende duke shtrembëruar se çfarë është thënë,” thuhet në shënim. “Kjo është joprofesionale dhe papërgjegjshmëri në dritën e proceseve ligjore që po vazhdojnë. Ai thjeshtëzon çështjet serioze.” Faqja thekson pikën në të cilën në film thuhet që Julian Assange i Wikileaks do të mund të ishte fajtor për “komplotin me Bradley Manning”.

“Kjo nuk është faktikisht e saktë, por po ashtu futet në qëndrimin e tanishëm të qeverisë së SHBA-ve për të cilin gazetarët dhe publikuesit mund të ndiqen penalisht si bashkë-konspiratorë me burimet e tyre të dyshuara ose informatorët e tyre që komunikojnë informacionin tek ata,” thuhet në shënime.

Në to thuhet po ashtu që as Assange e as ndokush tjetër në Wikileaks nuk pajtua që të jetë pjesë e dokumentarit sepse ata të gjithë do të jenë në një film nga “prodhuesja e respektuar filmike Laura Poitras e kandiduar për Çmimin Academy”. (PCWorld Albanian)

wikileaks

Tags >

WikiLeaks
Lajmet e fundit>