Biznes

WikiLeaks mori të dhëna nga llogaritë bankare zvicerane

Jan 18 2011
0 Shpërndarje
WikiLeaks mori të dhëna nga llogaritë bankare zvicerane

Rudolf Elmer punoi në bankën zvicerane Julius Baer, eventualisht u bë udhëheqës operativ i ndihmësit të tij Cayman Islands, derisa ai ishte pushuar në vitin 2002. Gjatë kohës kur ishte në bankën e tij, ai thotë që ka gjetur dëshmi që banka ishte duke ndihmuar klientët e vet që t’i shmangen tatimeve. Që kur është pushuar nga puna, ai e titulloi veten si një fishkëllyes zviceran, duke kërkuar që të marrë dhe të përhap informacionin për industrinë bankare zvicerane. Këto veprime e dërguan atë në burg në vitin 2005- ai kaloi 30 ditë në burg për shkak të thyerjes së ligjeve për fshehtësitë bankare zvicerane- dhe ai duhet të shkojë në burg në Zvicër të mërkurën- sërish për shkak të thyerjes së ligjeve për fshehtësitë bankare.

Të dhënat ishin ofruar nga Elemer anonimisht përgjatë uebfaqes së tij fishkllyese. Ai thotë që ndjente se ishte e rëndësishme që të identifikonte veten si burim për shkak të prapavijës dhe njohurive të tij bankare.

Elmer ka ofruar informata për faqen e tij edhe më parë. Sipas themeluesit Assange, të dhënat e kaluara që përfshijnë aktivitetet e Julius Baer paraqesin dritën ndriçuese për shmangiet nga tatimet, fshehja e vazhdimësisë së veprimeve kriminale dhe “mbrojtja e pasurisë së tyre do të dështojë për shkak të përparësive politike.” Assange meditoi arsyen që këto të dhëna të reja do të mund të kalonin tek autoritetet si Zyra për Mashtrime Serioze e Britanisë së Madhe, ashtu siç ndodhi më herët me publikimin e dëshimeve nga WikiLeaks për bankat islandeze.

Julius Baer ka hedhur poshtë thëniet e Elmerit si përpjekje të pabaza për të zhvlerësuar bankën dhe klientët e saj. Ai akuzon të dyja palët për shtrembërime të dokumenteve dhe dërgime për rreziqe vdekjeprurëse tek punëtorët e bankës./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>