Lajmet

“Wikileaks” zbulon sekrete për Shqipërinë

Aug 27 2011
0 Shpërndarje
“Wikileaks” zbulon sekrete për Shqipërinë

Bëhet fjalë për disa letra që ish-ambasadori John Withers i dërgonte Departamentit të Shtetit për ta informuar lidhur me ngjarje që kishin ndodhur në Shqipëri gjatë javës, por edhe për çështje të nxehta politike dhe ekonomike që ishin temë dite në të gjitha mediat kryesore në vend.

Ndër këto dokumente gjenden edhe njoftimet që Withers ka bërë për Fatos Nanon në një letër me titull “Ringjallja e Fatos Nanos, ne po te presim”, apo edhe njoftimet e herëpashershme lidhur me zhvillimet pas tragjedisë se Gerdecit. Mes këtyre dokumenteve ndodhen edhe informata lidhur me situatën ekonomike ne vend, lirinë e medias, luftën ndaj korrupsionit, apo edhe rolin dhe pushtetin e grave ne shoqëri./vizionplus

Lajmet e fundit>