Siguri

WikiLeaks tani ruan dokumentet në një bunker të “James Bondit”

Dec 3 2010
0 Shpërndarje
WikiLeaks tani ruan dokumentet në një bunker të “James Bondit”

Një kompani e quajtur Bahnhof është duke postuar faqen WikiLeaks në një shpellë të vërtet brenda Malit të Madh, afër Stockholmit, Suedi, dhe këtë e kanë konfirmuar Forbes, The Associated Press dhe VG Nett nga Norvegjia.

“Nëse themeluesi i WikiLeaks Julian Assange po tenton të kthej veten në një armik të James Bond, atëherë ai po ka sukses: shpërndarja e vazhdueshme e sulmeve DDoS kundër WikiLeaks, ka shtyrë lëvizjen e faqes në një data qendër të fortifikuar në një bunker të erës së luftës së ftoftë” komentonte MIT Technology Review, në një artikull të botuar për lëvizjen e serverëve.
“Qendra e të dhënave do të ruaj të dhënat e WikiLeaks 30 metra nën sipërfaqen e tokës në një bunker të erës së Luftës së Ftoftë që është krijuar për tu mbrojtur kundër sulmeve nukleare, në një mal në Stockholm. Ferma e serverëve ka një hyrje të vetme dhe është e pajisur me dyer metalike të trasha gjysmë metri dhe me gjeneratorë për ruajtje në rezervë të marr prej nëndetëseve gjermane “, theksonte Forbes në një koment tjetër.

Ka video në YouTube në lidhje me bunkerin, fotografi në Flickr dhe një faqe në ueb faqen e Bahnhof të dedikuar për faqen e Malit të Bardh. Një video e postuar nga një grup i quajtur Data Center Pulse, përshkruan qendrën si qendrën më “cool” në Tokë dhe të “përshtatshme për një armik të James Bond”. Një njeri që përshkruan vetën si CEO i Bahnhof thotë se vet qendra është inspiruar nga shkencat fantastike dhe filmat e James Bond. /pcworld.al

Lajmet e fundit>