Lajmet

Wikimedia çon në gjykatë Agjensinë Amerikane të Sigurisë për përgjim masiv ndaj editorëve të enciklopedisë Wikipedia

Mar 10 2015
0 Shpërndarje
Wikimedia çon në gjykatë Agjensinë Amerikane të Sigurisë për përgjim masiv ndaj editorëve të enciklopedisë Wikipedia

wikipedia-100051422-gallery

Në një përpjekje për të ndaluar përgjimin e qeverisë Amerikane ndaj lexuesve dhe editorëve të Wikipedia, fondacioni Wikimedia do të padisë tek autoritetet përkatëse Agjensine Kombëtare Amerike të Sigurisë (NSA).

Kjo padi me shumë gjasa do të realizohet falë një koaliconi të Wikipedia së bashku me tetë organizata civile ditën e Enjte. Duke përdorur teknika mbikëqyrëse, NSA arrinte të ndërhynte në komunikimin virtual përmes kabllove të kapacitetit të lartë dhe routerave përmes të cilëve Wikimedia lidhte lexuesit dhe kontributorët e Wikipedia.

Mbikëqyrja masive në rrjetet “backbone”(rrjetet kyçe të internetit), është një kërcënim ndaj lirisë intelektuale dhe shpirtit të informacionit, dy forca që mbajnë gjallë fondacionin Wikimedia. Wikipedia jeton prej kontributeve anonime nga njerëz në të gjithë botën duke dhënë zgjidhje temave kontraverse.

Mbikëqyrja masive kurdoherë mund të zbulojë informacion sensitiv rreth këtyre kontributorëve. Kjo mbikëqyrje cënon liritë mbi të cilat Wikipedia është ngritur. Fondacioni Wikimedia në proçesin gjyqësor do të përfaqsohet nga Unioni i Amerikan i Lirive Civile si dhe do të ketë mbështetjen e organizatave si Human Rights Watch, Amnesty Internation, the Rutherford Institute dhe The Nation Magazine. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>