Lajmet

Wikimedia i kërkon ndërmarrjes PR të ndalojë krijimin e artikujve reklamues në Wikipedia

Nov 20 2013
0 Shpërndarje
Wikimedia i kërkon ndërmarrjes PR të ndalojë krijimin e artikujve reklamues në Wikipedia

Wikipedia-logoFondacioni Wikimedia, që drejton Wikipedian, ka reaguar rreth faktit që një ndërmarrje e quajtur “Wiki-PR” është paguar për të krijuar artikuj reklamues në enciklopedinë online.

Ars Technica raporton që Wiki-PR siç duket është paguar deri me 1,000 dollarë për artikuj të tillë.

Wikimedia dërgoi një letër tek shefi ekzekutiv i Wiki-PR duke kërkuar që të “pushojë dhe të ndërpres editimin e mëtejshëm të uebfaqes së Wikipedia-s, derisa dhe vetëm pasi që të jenë duke respektuar kushtet dhe konditat e theksuara nga Komuniteti i Wikimedia-s.”

Kjo vjen pasi Wikimedia gjeti që Wiki-PR është në mënyrë aktive duke promovuar artikuj të tillë të paguar, megjithëse ishte përjashtuar në tetor nga editimi i mëtejshëm i Wikipedia-s.

Letra nga ndërmarrja ligjore e Wikimedia-s përmban edhe këtë pjesë: “Në komunikimet tuaja me mua dhe Fondacionin, ju keni deklaruar qëllimin tuaj për të punuar me komunitetin për t’i kënaqur kushtet e tij për të larguar bllokimin. Ende, ju pranuat që Wiki-PR ka vazhduar që në mënyrë aktive të reklamojë shërbimet e editimit të paguar përkrahës pavarësisht nga bllokimi – në përputhje me dëshminë që ne kemi zbuluar në mënyrë të pavarur. Kjo është në thellësi duke shkaktuar probleme dhe sugjeron që Wiki-PR është duke iu shmangur bllokimit në të njëjtën kohë siç pretendon të lidhet me komunitetin rreth përputhjes me të”. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>