Lajmet

Wikimedia me aplikacion për të kontribuar më lehtë për komunitetin

May 2 2013
0 Shpërndarje
Wikimedia me aplikacion për të kontribuar më lehtë për komunitetin

wikimwdiaNëse jeni person i cili dëshironi të kontribuoni sado pak për komunitetin, me anë të fotografive, atëherë kjo punë ju është lehtësuar tashmë me aplikacionin “Wikimedia Commons” që Wikimedia ka zhvilluar për sistemin operativ Android dhe iOS.

Por, duhet ta dini që kur i vendosni këto fotografi, ju në fakt jeni duke u pajtuar që ai material i publikuar të jetë në dispozicion për të gjithë për përdorim, shpërndarje dhe ndryshim.

Ju me anë të këtij aplikacioni edhe mund të bëni shtimin e kategorive (për momentin kjo mundësi mund të bëhet vetëm me aplikacionin për Android), të ngarkoni disa fotografi në të njëjtën kohë dhe të shtoni ndonjë tekst në fotografitë e juaja përpara se ato të publikohen përfundimisht.

Natyrisht, fotografët profesionistë është e kuptueshme që nuk do të jenë mbase edhe përdoruesit kyç të këtij aplikacioni sepse ata nuk duan që puna e tyre të mos paguhet, por sido që të jetë, duke e ditur që numri i përdoruesve të telefonave të mençur, apo të njohur dhe të përmendur më tepër si smartfonë, është në rritje e sipër, me anë të kamerave të ndryshme që ndodhen në këto pajisje mund të vendosen fotografi të cilat mund të jenë si kontribut i dobishëm për komunitetin.

Mund të klikoni këtu për ta shkarkuar aplikacionin për iOS dhe këtu për ta shkarkuar aplikacionin për Android. (PCWorld Albanian)

wikimwdia1

Lajmet e fundit>