Lajmet

Wikipedia do të nderohet me një monument në Poloni

Oct 11 2014
0 Shpërndarje
Wikipedia do të nderohet me një monument në Poloni

83DDD7A2-E01C-4C0F-8820-2FCD6FFBE830Një profesor universiteti tha se një qytet në lindje të Polonisë është duke marrë parasysh sugjerimet e tij dhe do të ndërtojë një monument në ndër të Wikipedia-s, enciklopedisë online që përdoret nga të gjithë.

Krzysztof Wojciechowski, drejtor i kolegjit Polonicum në Slubice u shpreh se jo vetëm ai, por të gjithë në atë vend i detyrohen Wikipedia-s e cila është shumë popullore në Poloni. Më shumë se 1 milionë të dhëna në Wikipedia janë në gjuhën polake, më shumë se artikujt në frëngjisht apo spanjisht.

Wojciechowski tha për Associated Press: “Jam gati ti ulem në gjunjë Wikipedia-s, ja pse mendova për një monument që do ta bëjë të mundur këtë.” Statuja e cila është ndërtuar me fibër dhe rrëshirë, e sponsorizuar nga autoritetet në Slubicë, do ti prezantohet publikut më 22 tetor. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>