Vëzhgim

Wikipedia feston dhjetë vjetorin, por a do të mbijetojë edhe një dekadë tjetër?

Jan 15 2011
0 Shpërndarje
Wikipedia feston dhjetë vjetorin, por a do të mbijetojë edhe një dekadë tjetër?

Wikipedia është vetëm një nga shumë enciklopeditë e shumta. Në fakt, enciklopedi ka pasur qe gati 2,000 vjet. Më e vjetra, Naturalis Historia, nga Pliny the Elder, ende ekziston.

Si po e dimë këtë? Thjesht e kërkojmë në Wikipedia. A është e vërtetë? Ka mundësi.

Origjina

Tani, e dimë hitorinë. Dy përkrahës të novelistit Avyn Rand, Jimmy Wales dhe Larry Sanger, krijuan Wikipedia-n në janar 2001.  Themelimi mund të ndiqet nga postimi i bërë nga Sanger “Le ta bëjmë një Wiki” që kishte për qëllim fillimin e projektit tjetër nga Sanger dhe Wales, të quajtur Nupedia. Wiki, sipas shpjegimit në postimin e tij, kishte rrjedhur nga “wikiwiki”, një fjalë polineziane për “shpejt”. “Çfarë do të thotë ajo është një seri e uebfaqeve SHUMË të hapura, SHUMË publike,” shkruajti Sanger në postimin e tij.

Aq shpesh sa ndodhi, veçoria u rrit nga raporti me qëllimin e vërtetë. Wales, i cili ishte kundër mendimit për një Wiki, u bë një ndjekës i fuqishëm i saj, derisa Sanger, i cili u largua nga projekti në vitin 2002, tani e akuzon Wales-in për marrjen e meritave për enciklopedinë. (Sanger, për shkakt të meritave të tij, përmendet si bashkë-themelues në hyrjen e faqes Wikipedia rreth themelimit të saj.)

E mbështetur në mendime me burim të hapur, ndihmuesit e enciklopedisë Wikipedia filluan të shkruajnë një numër të madh të artikujve (faqja thotë se tani ka 17 milionë artikuj të tillë), të cilat filluan të shfaqen në kërkimet me Google, duke zgjeruar shtrirjen dhe emrin e faqes. Ndërkohë, një nënkulturë e zhvilluar rreth enciklopedisë Wikipedia, me ruajtësit e vet për të siguruar që artikujt e tyre janë të saktë dhe të lirë nga barbarizmat. Një artikull autoritativ nga Atlantic në vitin 2006 rreth enciklopedisë shkruajti: “Një studim këshillon që edhe pse ndodhin barbarizma (pjesërisht edhe në artikujt e profileve të njohura si ‘W. Bush’),  anëtarë vigjilent të komunitet të madh të encliklopedisë zakonisht dështojnë që të ndalojnë krimin shpejt pasi që ka ndodhur.”

E vërteta në internet

E verteta

Të gjitha këto e kanë bërë enciklopedinë një adresë mjaft të mirë, por do të këshilloheshit që të mos i besoni tërësisht informatave në të. Wikipedia punon më së miri si hyrje e një subjekti. Që kur arikujt citojnë burimet, lexuesit mund të hetojnë më shumë nëse informacionet janë të sakta. Megjithë këtë, Wikipedia së shpejti fitoi një titull si reportazh i pakëndshëm, një aspekt më së miri i shprehur në titullin e The Online “Wikipedia feston 759 vjetorin e pavarësisë së Amerikës.”

Kritika e këtij lloji ka kthesat e veta. Wikipedia është, në skenarin më të mirë, një ‘kundërhelm për dhomat që bëjnë jehonë në ueb. Pas të gjithave, paçi fat në gjetjen e të vërtetës në internet. Faktet mund të jenë fakte, por janë edhe subjekte të një rrotullimi që mund të jetë e vështirë të përcaktohet se çfarë është e vërtetë.

Wikipedia mund të lavdërohet, megjithë pengesat që mund të paraqiten. Edhe pse Jimmy Wales do të mund të bënte një pasuri të tërë duke shitur reklama në faqe, ai vendosi që ta bëjë Fondacionin Wikimedia një organizatë bëmirëse jofitimprurëse. Por dikush duhet të mbajë të gjithë këta serverë dhe të paguajë skuadrën 50 anëntarëshe e cila punon vazhdimisht, që është arsyeja se pse Wales u shfaq në aq shumë pllakata në Wikipedia duke pyetur për ndihma. Faqja përfundimisht fitoi 16 milionë dollarë.

E ardhmja

A do të mundet Wikipedia që të mbështes veten edhe për 10 vite të tjera? Sipas përkufizimit të “The Economist”, numri i kontribuesve në gjuhën angleze u zvogëlua nga 54,000 në mars 2007 në 35,000 në shtator 2010,por Wikipedia këtu mund të bëhet viktimë e suksesit të vet. Derisa të bëhet faqja më e kuptueshme, ka ende disa artikuj që duhet të shkruhen.

Një gjë është e sigurt – nëse Wikipedia ndonjëherë largohet, kjo do të jetë e vështirë që të besohet. Pas tërë kësaj, a do ta pranojmë ne një gjë të tillë? /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>