Lajmet

Wikipedia ka vendosur të shtojë zërin e njerëzve të famshëm tek faqet ku flitet rreth tyre

Jan 26 2014
0 Shpërndarje
Wikipedia ka vendosur të shtojë zërin e njerëzve të famshëm tek faqet ku flitet rreth tyre

WP2-645x250Wikipedia ka prezantuar një projekt të ri të quajtur WikiVIP, i cili ka për qëllim të pasurojë enciklopedinë online me shtimin e zërave të njerëzve të famshëm.

Projekti ka qenë ide e editorëve të Wikipedia-s Andy Mabbett dhe Andrew Gray, të cilët menduan se enciklopedia mund të përfshijë akoma më tepër regjistrime zanore dhe kështu filluan t’ju kërkonin njerëzve të famshëm klipe të shkurtra të zërit të tyre.

Qëllimi i WikiVIP, shkurtimi i “Wikipedia Voice Intro Project”, është sigurimi i një regjistrimi publik dhe pa pagesë që do të shërbej si provë për brezat aktualë dhe të ardhshëm se si kanë tingëlluar njerëzit e famshëm.

Personi i parë që i është bashkuar këtij projekti është Stephen Fry, i cili ka shtuar një klip shumë të shkurtër tek faqja ku flitet për të http://en.wikipedia.org/wiki/File:Stephen_Fry_voice.flac.

Le të shpresojmë që me kalimin e kohës ky projekt do të përhapet dhe do të mbështetet nga njerëzit e tjerë si shkencëtarët apo artistët të cilët kanë faqe me informacione për ta në Wikipedia.

Për herë të parë edhe BBC po bashkëpunon me Wikipedia-n për ta ndihmuar me klipe zërash të njerëzve të ndryshëm.

Ata persona të cilët kanë faqe në Wikipedia me informacione rreth tyre, mund të kontribuojnë në këtë projekt duke kontaktuar ekipin e WikiVIP dhe duke ofruar një klip zëri. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>