Vëzhgim

Wikipedia merr 20 milionë dollarë donacione

Jan 3 2012
0 Shpërndarje
Wikipedia merr 20 milionë dollarë donacione

Duke folur përgjatë një postimi në blog, Jay Walsh, tha që Fondacioni ka marrë donacione nga pothuajse çdo shtet në botë dhe që fushata e vitit 2011 e mbajti trendin rritës të donacioneve qtë filluar që nga viti 2003.

“Është fushata jonë me suksesshme ndonjëherë, duke vazhduar një brez të pathyer në të cilin donacionet janë rritur çdo vit që kur fushata filloi në 2003-tën,” tha ai, duke shtuar që Wikimedia kishte marrë 20 milionë dollarë në donacione nga lexuesit. Kjo paraqet një rritje nga 4.5 milionë dollarë sa ishte në vitin 2008 dhe numri i dhuruesve të donacioneve thuhet që është rritur në dhjetë-fish që nga ai vit.

“Mbështetja juaj është se si ne i paguajmë faturat tona. Njerëzit si ju, duke dhënë pesë dollarë, njëzet dollarë, njëqind dollarë. Faleminderit që na ndihmuat,” tha Sue Gardner, që është drejtori ekzekutiv i Wikimedia Foundation. “Ne jemi faqja #5 më e popullarizuar në botë – ne veprojmë në një fraksion të vogël të burimeve në krahasim me ndonjë faqe tjteër. Ne do t’i përdorim paratë tuaja me kujdes dhe mirë, unë ju premtoj.”

Fondet e marra gjatë fushatës do të përdoren për të blerë dhe instaluar serverë dhe harduer, funksionalitete të faqeve për zhvillues, zgjerimi i shërbimeve për celularë, ofrimi i mbrojtjes së ligjshme për projektet dhe mbështetja e komunitetit të madh botëror të vullnetarëve të enciklopedisë Wikipedia. Walsh thotë që Fondacioni Wikimedia ka planifikuar që të shpenzoj gjatë periudhës 2011-2012 28.3 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e kësaj është rritur gjatë fondacionit./pcworldalbanian

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>