Vëzhgim

Wikipedia ndikon në ngritjen e cilësisë së edukimit në Kanadë

Jun 1 2011
0 Shpërndarje
Wikipedia ndikon në ngritjen e cilësisë së edukimit në Kanadë

Kjo nuk është arritur nga fëmijët duke u munduar që të gjejnë gjëra të pabesueshme, por duke i shtyrë ata që të shkruajnë material për të. Frika nga kritikat e komunitetit të Wiki-fiddler  ata i shtyen që të punojnë edhe më tepër, duke i përmirësuar shkathtësitë e tyre akademike, duke u munduar që t’i ikin gabimeve.

Brenna Gray, një udhëzuese në kolegjin Douglas në British Columbai e zbuloi këtë duke hulumtuar rreth 70 studentë të vitit të parë për orën e letërsisë kanadeze. Nënvlerësimet ishin caktuar nga çështjet e krijimit ose përditësimit të arikujve biografikë për shkrimtarët kanadezë. Ata ishin të detyruar që të përdorin burimet akademike si artikujt e mediave kryesore, uebfaqeve të autorëve etj.

Sipas Gray-it, puna e studentëve dhe arsyeja për të punuar ishte rritur pasi që punimet e tyre do të mund të vendoseshin në Wikipedia.

“Ata ishin shumë të kujdesshëm për citimet dhe për saktësinë e informacionit”, tha ajo, duke treguar për përvojën e saj në një konferencë gjatë fundjavës. “Fakti që Wikipedia është një hapësirë publike ku informacioni që ata e kërkojnë do të lexohet nga njerëzit… kjo i bëri ata që të punojnë më seriozisht.”

 Vlerësimet e Gray-it nuk janë ato që e kanë bërë këtë punë të studentëve aq të njohur, por komuniteti mirëmbajtës i enciklopedisë. “Papritmas, unë nuk jam e vetmja përmirësuese e saktësisë” tha ajo. “Atje është një ushtri e tërë e njerëzve që do të vlerësojnë punën e tyre për ta.”

Do të ishte mirë që edhe nxënësit dhe studentët shqiptarë të përdornin Wikipedia-n sa më shumë, duke e mbushur dhe duke e përmirësuar./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>