Vëzhgim

Wikipedia për 24 orë “jashtë funksioni”!

Jan 16 2012
0 Shpërndarje
Wikipedia për 24 orë “jashtë funksioni”!

“Paralajmërim për student. Përfundoni herët detyrat tuaja të shtëpisë. Wikipedia po proteston të mërkurën ndaj një ligji të keq! #sopa” kështu shkruajti në një cicërim Jimmy Walles të postuar pak kohë më parë në Twitter. E vlen për tu theksuar se vetëm versioni në anglisht i kësaj ueb faqeje sipas comScore ka rreth 25 milion vizita në ditë. 

Wales në nëntor pati njoftuar se Wikipedia ka mbi 420 milion vizita unike në muaj, dhe tani ka rreth 20 milion aritkuj në Wikipedia në 300 gjuhë të ndryshme, por me lëvizjet e fundit drejt një “censure” të re të interentit, të cilën po e kundërshtojnë shumë pale, duket se Wikipedia do t’i ndal motoroët për 24 orë në shenjë proteste. 

Kjo ndalje pune do të zëvnedësohet me instruksione si të kontaktohen anëtarët amerikan të kongresit, dhe me këtë Wales shpreson se do të mbingarkojë sistemin për të tërehequr vëmendjen e tyre. Bashkërisht me Reddit, Wikipedia i bashkohet emrave të mëdhenj të internetit si WordPress, Mozilla në protestën e “territ” që do të mbahet të mërkurën. 

Akti i propozuar në SHBA rrezikon të ardhmen e faqeve dhe është rapotuar me të madhe si një veprim që do të shkaktojë vuajtje tek shumë biznese që janë me bazë në internet. /pcworldalbanian

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>