Lajmet

Wikipedia për Android zbulon artikujt bazuar në vendndodhjen tuaj

Oct 17 2014
0 Shpërndarje
Wikipedia për Android zbulon artikujt bazuar në vendndodhjen tuaj

Wikipedia-Android-798x310Në muajin maj të vitit të kaluar, uebfaqja mobile e Wikipedia-s solli një karakteristikë mjaft interesante, teksa filloi të shfaqte artikuj bazuar në vendndodhjen tuaj. Duke filluar nga dita e sotme, kjo veçori është shtuar edhe në aplikacionin Android gjithashtu. Tashmë do të keni të disponueshme veçorinë “Nearby” në menunë kryesore e cila ju drejton për tek artikujt e shumëllojshme që Wikipedia posedon rreth vendit ku ju jetoni.

Është një veçori e spikatur dhe mund të përdoret si një udhëzues në një tur në zonën tuaj sepse jep informacion për vende me vlera. Kjo veçori daton që nga muajin janar i vitit të shkuar kur fondacioni Wikimedia njoftoi një shtojcë GeoData për Media Wiki, e cila thelb strukturon dhe koordinon artikujt.

Kjo efektivisht do të thotë se koordinatat e vendndodhjes së bashku me artikujt mund të ruhen veçmas në databazë duke e bërë më të lehtë lokalizimin e informacionit për përdorime të ndryshme. Aplikacioni i rifreskuar tashmë është i disponueshëm për Android dhe nuk dihet se kur do të kemi një version të ri edhe në iOS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>