Lajmet

Wikipedia përjashton Daily Mail si burim informacioni

Feb 9 2017
0 Shpërndarje
Wikipedia përjashton Daily Mail si burim informacioni Photo Source: Chrisdorney Shutterstock

Daily Mail është një prej tabloidëve britanik më të ndjekur në vendin ishullor dhe gazeta britanike më e njohur botërisht. Por tabloidin e ka ndjekur prej kohësh një famë e keqe.

Gazetaria e stafit shkon përtej profesionit deri në ekzagjërime, gjepura dhe fanatizëm. Më shumë sesa një gazetë është një listë gjërash të cilat nuk kanë ndodhur kurrë dhe për këtë editorët e Wikipedia vendosën ta përjashtojnë si një burim.

Editorët arsyetuan veprimit e tyre me reputacionin e dobët të Daily Mail, sensacionalizmin dhe lajmet e dobëta. Me fjalë të tjera Daily Mail nuk mund të përdoret më si një burim informacion real.

Në 2013-ën, gazeta e mbushur me përmbajtje kryesisht kundër emigracionit publikoi një artikull fyes ndaj qytetarëve Rumunë dhe Bullgarë që punonin në Britani. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>