Vëzhgim

Wikipedia po humb kontribuesit – ndihmoje atë

Aug 5 2011
0 Shpërndarje
Wikipedia po humb kontribuesit – ndihmoje atë

Themeluesi, Jimmy Wales, thotë që administratorët janë duke u munduar që ta thjeshtësojnë atë se çfarë ai e quajti shamblloni “i përdredhur” i ndryshimit që mund të largojë njerëzit nga shkrimi dhe ndryshimi i artikujve në Wikipedia.

Duke bërë përpjekje për të inkurajuar vullentarët që të jenë aktivë, Wales thotë që faqja ka paraqitur një veçori të re të quajtur WikiLove që ua mundëson përdoruesve që të postojnë reagimet e tyre.

Ai ishte duke folur për Associated Press gjatë të enjtes nga konferenca vjetore e uebfaqes, e mbajtur në Haifa të Izraelit.

Organizata jofitimprurëse që e drejton Wikipedia-n lajmëroi që është duke i përkrahur profesorët në Indi, Brazil dhe Evropë që të ndihmojnë në ndryshimin dhe shkrimin e artikujve në Wikipedia nga studentët./pcworldalbanian

Do të ishte mirë që edhe në trojet shqiptare të fillonte bashkëpunimi mësimdhënës-nxënës rreth kontributeve në Wikipedia, për ta pasuruar këtë enciklopedi me artikuj në gjuhën shqipe. Për momentin, janë 33.449 artikuj në gjuhën shqipe.

Dikush mund të thotë që janë shumë. S’mund të themi që janë pak, por është e nevojshme që të shtohet kontributi, në mënyrë që të ndihmojmë shqiptarët me dituri të hapur, të paktën nëpërmjet kësaj enciklopedie./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>