Lajmet

Wikipedia tani me drafte, jep më tepër hapësirë dhe kohë për t’u përgatitur artikujt

Dec 24 2013
0 Shpërndarje
Wikipedia tani me drafte, jep më tepër hapësirë dhe kohë për t’u përgatitur artikujt

wikipedia-730x584Disa nga ata që kanë krijuar përmbajtje në Wikipedia mund të jenë dëshpëruar nga fakti që çdo gjë që shkruani publikohet menjëherë duke qenë në gatishmëri për botën sapo të shtypni butonin “save”.

Tani, enciklopedia online është duke paraqitur draftet pasi kërkon t’iu japë më tepër kohë dhe hapësirë shkruesve për të shkruar një artikull më të kuptueshëm – duke filluar me faqen në anglisht.

Të gjithë përdoruesit në Wikipedia tani kanë një opsion për të filluar draftet përpara publikimit.

Një draft thjesht ka pjesën “Draft:” përpara titullit të faqes që po krijohet. Draftet nuk janë të dukshme për lexuesit që përdorin kërkimin e nënkuptuar të Wikipedia-s, ose në makinat e jashtme të kërkimit si Google, ndonëse ato mund të paraqiten në kërkimet e avancuara.

Wikipedia thotë që të dhënat e fundit tregojnë që rreth 80 për qind e artikujve të filluar nga përdoruesit e rinj fshihen dhe draftet mund të ndihmojnë në lehtësimin e këtij problemi duke iu mundësuar përdoruesve që të marrin reagim konstruktiv nga redaktorët e tjerë dhe t’iu japin atyre kohë për të vëzhguar artikujt e tyre më mirë përpara publikimit.

Sidoqoftë, skuadra po ashtu thekson faktin që artikujt në Wikipedia janë ende në fazën e shqyrtimit, edhe pas publikimit dhe “ky fakt nuk do të ndryshojë në një të ardhme të afërt”. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>