Vëzhgim

Wikipedia gati për të festuar 10 vjetorin

Jan 12 2011
0 Shpërndarje
Wikipedia gati për të festuar 10 vjetorin

Enciklopedia online me bazë në San Francisco, që do të festojë 10 vjetorin gjatë të dielës ka bërë të ditur se do të arrijë atë cak gjatë pesë viteve të ardhshme gjersa në anën tjetër do të vazhdojë të mirëmbajë statusin e saj si organizatë jo-profitabile. Wikipedia ka rreth 440 milion vizitorë në muaj, një e pesta e përdoruesve të botës – duke u futur kështu në rendin e rivalëve profitabil nga Silicon Valley që ëndërrojnë për të gjeneruar shifra të këtilla.

“Ne jemi paksa të zënë ngushtë nga njerëzit në SIlicon Valey për shkak se ata na shikojnë dhe shohin potencial për monetarizim, vetëm për shkak se tërë bota e tyre është përgatitur drejt monetarizimit” tha Gartner për Reuters në një intervistë gjatë ditë së martë. Ajo foli të martën por fjalët e saj nuk duhej të paraqiteshin gjerë të mërkurën. “Ne nuk do të futemi në rendin e IPO-ve, vlerësimit dhe investimit” tha Gardner, që është udhëheqëse e fondacionit joprofitabil prapa Wikipedia-së. “Ne nuk flasim asnjëherë rreth kësaj, e as që mendojmë për këtë”.

Tani për tani Wikipeda po funksion në një buxhet operativ prej rreth 20 milion dollarë, që arrihet përmes donacioneve, ndërsa synimi i tyre primarë mbetet shtimi i lexuesve.

Këtë vit do të bëhet edhe hapja e zyrës në Indi ku Wikipedia shpreson të rris leximin dhe artikujt në Anglisht në disa gjuhë Indiane. Në mesin e 316 eventeve që shënojnë përvjetorin e dhjetë në 104 shtete, 60 evente do të mbahen në Indi. “Fokusimi ynë mbetet në Indi dhe në shtete tjera në zhvillim e sipër në botë. Numra masiv të njerëzve kanë filluar të lidhen me internetin, dhe shumë prej tyre po vijnë nga celularët e jo nga PC-të tradicional” tha ajo. “Brazil do të jetë vendi i radhës’. Kina në anën tjetër duhet të pres gjersa nuk do të censurojë përmbajtjen e Wikipedia-së.

Kompania bazohet në 100,000 kontribues të zakonshëm që punojnë pa pagesë, në mesin e tyre janë edhe kontribues shqiptar, të cilët shkruajnë dhe editojnë artikuj në 270 gjuhë. Faqja bart 17 milion artikuj në gjuhë angleze, ndërsa 1,100 të tillë shtohen në ditë./pcworldabanian

Lajmet e fundit>