Harduer

Will.i.am lançon “Puls”, një byzylyk inteligjent që kryen telefonata

Oct 16 2014
0 Shpërndarje
Will.i.am lançon “Puls”, një byzylyk inteligjent që kryen telefonata

the-pulse.0.0_standard_800.0Pas më shumë se dy vjet e gjysmë përgatitjesh, këngëtari i njohur Will.i.am ka lançuar së fundmi pajisjen inteligjente e cila është ndërtuar nga kompania e tij elektronike “i.am+”. Këngëtari e ka prezantuar këtë produkt në skenën e Dream Force në San Françisko. Kjo pajisje inteligjente ka formën e një byzylyku i cili tregon orën por jo vetëm kaq… Quhet “Puls” dhe i jep akses përdoruesit të kryejë telefonata dhe të ketë akses në shërbimet online duke përdorur rrjetin 3G. Plus do të hidhet në treg në Shtetet e Bashkuara nga AT&T dhe në Mbretërinë e Bashkuar nga kompania O2.

Will.i.am e quajti më shumë këtë si një aksesor mode se sa një konkurrent për orët inteligjente. Ai u shpreh se një aksesor i tillë multifunksional që kryen komunikim, luan muzikë dhe monitoron aktivitetet sportive do ti duhet gjithkujt. Ende nuk ka informacion përsa i përket kohëzgjatjes së baterisë. Në këtë event u prezantuan gjithashtu disa veshje të pajisura me bateri që sipas Will.i.am mund ta karikonin pajisjen inteligjente të rezistonte për 2 ditë e gjysmë.

Nuk ka akoma të dhëna për çmimin apo disponueshmërinë, por thuhet se do ta dalë në treg këtë vit në periudhën e festave. Puls do të vijë në versionet e ngjyrave të zezë, të bardhë, blu dhe rozë. Gjithashtu do të ndërtohet dhe një version i punuar në flori dhe diamante, konfirmoi Will.i.am. Ky është produkti i dytë i kompanisë pas kasës për iPhone foto.sosho. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>