Biznes

Will.I.Am drejtor kreativ pranë Intel

Jan 27 2011
0 Shpërndarje
Will.I.Am drejtor kreativ pranë Intel

Fituesi i çmimit Grammy, ishte prezantuar gjatë ditës së sotme në një event të posaçëm në Kaliforni, si drejtor kreativ. “Pothuajse çdo gjë që bëjë përfshin procesorë dhe kompjuterë, dhe kur unë shikojë një çip Intel gjithnjë mendojë rreth kokave kreative prapa tij, të cilët në njëfarë forme kanë ndikuar në kreativitetin tim” tha ai në një deklaratë.

Will.i.am, ndryshe edhe William Adams, është i njohur në karrierën e tij si këngëtarë pranë grupit Black Eyed Peas dhe video e tij “Yes We Can” në përkrahje të presidentit të SHBA-ve, Barack Obama ka me miliona klikime. “Është e jashtëzakonshme të shikohet sesi Intel dhe inovacionet  tona janë në front të kulturës së të rinjve të botës që përqafojnë pasjes të reja çdo ditë dhe forma të reja të komunikimit dhe argëtimit” tha Deborarh Conrad, shef udhëheqës e marketingut pranë Intel.

Ajo ka quajtur këtë partneritet të kompanisë si një martesë mes argëtimit dhe teknologjisë.

Në vitin 2008, Will.i.am ka punuar pranë RIM (prodhuesit të BlackBerry) për të ndihmuar bashkimin me rrjete sociale dhe multimedia. Lady Gaga, gjithashtu është një tjetër artiste e përfshirë në sektorin e teknologjisë informative, përkatësisht si drejtoresh kreative pranë Polaroid. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>