Windows 10 do të lancohet këtë verë në 190 shtete të botës

Mar 24 2015
0 Shpërndarje
Windows 10 do të lancohet këtë verë në 190 shtete të botës

windowsbluestock.0Microsoft ka planifikuar që versioni më i ri i sistemit të saj operativ, Windows 10 të lancohet këtë verë. Edhe pse gjigandi i softuerit nuk ka përmendur një datë ekzakte, Terry Myerson shef i Microsoft ka zbuluar se lancimi do të ndodhë brenda periudhës së verës. Ai shtoi se Windows 10 do të lancohet fillimisht në 190 shtete të botës dhe do të jetë i dispoueshëm në 111 gjuhë të ndryshme. Windows 10 do të ofrohet si një përditësim falas një vjecar për ata përdorues që aktualisht përdorin Windows 7 dhe Windows 8 në kompjuterin apo laptopin e tyre.

Si pjesë e planit të përditësimit të Microsoft, kompania do të bashkpunojë me Lenovo dhe Tencent për ta bërë Windows 10 të disponueshëm dhe në Kinë. Konkretisht Lenovo do të ofrojë shërbimin e përditësimit të Windows 10 në 250 qendra shërbimi dhe dyqane të kësaj kompanie në Kinë. Tencent gjithashtu do të ofrojë një paketë të ngjashme të shoqëruar nga disa aplikacione. Të dyja këto marrëveshje janë prova që tregojnë synimin e Microsoft për tu futur dhe në tregun kinez me anë të Windows 10. Përtej kësaj, kjo është një mënyrë për të luftuar piraterinë e softuerëve në Kinë. Windows 10 do të jetë i disponueshëm dhe për ata përdorues që nuk përdorin një sistem operativ Windows por atyre do i duhet ta blejnë atë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>