Lajmet

Windows 10 do të zbulojë veçori të reja në një event të muajit janar

Nov 29 2014
0 Shpërndarje
Windows 10 do të zbulojë veçori të reja në një event të muajit janar

windows10_tech-preview_start-menu-100464961-galleryMicrosoft ka një Windows 10 më të mire për të na shfaqur, dhe do e dërgojë për tek përdoruesit në muajin janar. Nga fundi i muajit të parë të vitit të ardhshëm, sipas The Verge, Microsoft do të mbajë një event për të prezantuar veçoritë për versionin e ardhshëm të sistemit operativ Windows.

Microsoft ka shumë gjëra për të treguar për Windows 10, version i cili është në fazën paraprake. Ndryshimet që erdhën në Windows 8 të cilat u braktisën më pas edhe nga vetë kompania kanë shkaktuar shumë pakënaqësi tek përdoruesit të cilët vendosën të largoheshin nga ky version i sistemit operativ. Windows 10, për aq sa kemi parë deri tani në versionet beta, është një eksperiencë e shkrirë mes Windows 7 dhe Windows 8.

Ne jemi të emocionuar lidhur me përmirësimet që kemi parë deri tani në versionin teknik të Windows 10. Shpresojmë që eventi i muajit janar të jetë një rikthim triumfal i menusë Start, si dhe inovacionet e ngjashëm me Continuum, ku ky i bën të mundur përshtatjen e sistemit operativ me çdo pajisje mobile apo desktop. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>