Analiza

Windows 10 ka 500 milion përdorues aktivë në muaj

May 10 2017
0 Shpërndarje
Microsoft gjithashtu tha se 100 milion njerëz janë abonuar në shërbimet komerciale të Office 365 dhe 90% e kompanive të Fortune 500 përdorin shërbim cloud të kompanisë. Windows 10 ka 500 milion përdorues aktivë në muaj

Windows 10 ka 500 milion përdorues aktivë në muaj tha shefi ekzekutiv i Microsoft Satya Nadella gjatë hapjes së Konferencës së Zhvilluesve Build 2017 ditën e Mërkure.

Megjithatë vetëm një fraksion i tyre përdorin asistentin dixhital Cortana i cili simbolizon edhe përpjekjet e Microsoft në fushën e inteligjencës artificiale.

Konkretisht vetëm 141 milion përdorues ose 28% e përdoruesve në total të Windows 10 përdorin Cortana të paktën njëherë në muaj.

Microsoft gjithashtu tha se 100 milion njerëz janë abonuar në shërbimet komerciale të Office 365 dhe 90% e kompanive të Fortune 500 përdorin shërbim cloud të kompanisë.

Në 2015-ën dhe pikërisht gjatë Konferencës Build shefi i Windows-it Terry Myerson parashikonte 1 miliard pajisje me këtë sistem operativ brenda tre viteve të para nga debutimit. Por jo më larg se vitin e kaluar kompania reagoi duke thënë se ishte treguar tepër ambicioze.

Ky parashikim përfshinte vetëm pajisjet dhe jo përdorues aktivë të cilët mund të kenë disa kompjutera Windows 10, diçka që Microsoft nuk e gjurmon dot. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>