Lajmet

Windows 10 me një dyqan librash elektronikë

Jan 20 2017
0 Shpërndarje
Dyqani i aplikacioneve Windows Store i cili tashmë përmban aplikacione, lojëra, filma dhe shfaqje televizive, do të përmbajë edhe libra që nga përditësimi i krijuesve. Ky detaj vjen nga MSPoweruser. Windows 10 me një dyqan librash elektronikë Photo Source: Microsoft

Bazuar në imazhet e një ndërtimi paraprak të Windows 10 Mobile, librat paraqiten në një seksion të dedikuar në Store. I gjithë procesi funksionojnë njëlloj si të blini një aplikacion.

Për këto blerje nuk do të ketë një sistem të dedikuar. Do të jetë shfletuesi Edge në Përditësimin e Krijuesve i cili përmban mbështetjen për librat elektronikë EPUB.

Kjo nuk është hera e parë të Microsoft hyn në botën e librave elektronikë. Kohë më parë Microsoft Office kishte një aplikacion të quajtur Reader bazuar në HTML. Ky aplikacion ishte i disponueshëm në Pocket PC dhe windows 10 Mobile.

Në 2011-tën aplikacion u braktis dhe rikthimi i Microsoft në këtë industri duket në pamje të parë një veprim i çuditshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>