Lajmet

Windows 10 nuk do të funksionojë për disa procesorë Intel, kush janë të prekurit?

Jul 20 2017
0 Shpërndarje
Fillimisht Windows Update u thotë se pajisja e tyre është e përshtatshme me versionin më të fundit të Windows 10-ës por gjatë instalimit procesi dështon Windows 10 nuk do të funksionojë për disa procesorë Intel, kush janë të prekurit?

Ca përdorues të laptopëve dhe tabletëve Windows 10 e kishin të pamundur instalimin e Përditësimit të Krijuesve në pajisjet e tyre.

Fillimisht Windows Update u thotë se pajisja e tyre është e përshtatshme me versionin më të fundit të Windows 10-ës por gjatë instalimit procesi dështon duke paraqitur një mesazh të tillë:

“Windows 10 is no longer supported on this PC. Uninstall this app because it isn’t compatible with Windows 10.”

Në të vërtetë nuk duhet ç’instaloni asgjë. Mesazhi thotë se hardueri i kompjuterit tuaj nuk është i përshtatshëm me Përditësimin e Krijuesve. Pas kësaj meseleje janë procesorët Clover Trail.

Çfarë procesorësh dhe kompjuterash preken?

Sipas ZDNet, Microsoft nuk do të lejojë instalimin e përditësimit të krijuesve sepse ikonat dhe teksti mund të mos shfaqen fare në Windows ose të shfaqen si blloqe një ngjyrëshe.

Pajisjet me procesorët Clover Trail preken nga ndryshimet e reja:

  • Atom Z2760
  • Atom Z2520
  • Atom Z2560
  • Atom Z2580

Këto procesorë fuqizojnë disa prej produkteve të para 2n1 me Windows si HP Envy X2 dhe Asus VivoTab. A do të thotë kjo se nuk keni për të marrë përditësime sigurie?

Jo. Përkundrazi përdoruesit do të vazhdojnë të përditësohen nga Windows Update për të paktën 18 muajt e ardhshëm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>