Lajmet

Windows 10 Redstone 4 do ta kthejë Cortanën në një manual interaktiv përdorimi

Mar 26 2018
0 Shpërndarje
Firma ka lëshuar një version të testimit të këtij funksioni përmes Windows Insider Preview, i aksesueshëm publikisht nga të gjithë ata që janë të interesuar të testojnë një version më pak të qëndrueshëm të OS. Windows 10 Redstone 4 do ta kthejë Cortanën në një manual interaktiv përdorimi

Microsoft duket qartë se ka si synim  rritjen  e  efektivitetit dhe asistimin  e Cortanës me përditësimin e ardhshëm të Windows 10 .Njohur si  Redstone 4, ky përditësim prezanton një veçori të re të  ‘Cortana Show Me’ që u mëson përdoruesve se si të navigojnë  tiparet kryesore të sistemit operativ (OS).

Firma ka lëshuar një version të testimit të këtij funksioni përmes Windows Insider Preview, i aksesueshëm publikisht nga të gjithë ata që janë të interesuar të testojnë një version më pak të qëndrueshëm të OS.

Veçanërisht, kjo veçori mund të gjendet në Windows Insider Preview  Build 17128. Ky përditësim i funksionit ndjek një version të lëshuar pak më parë këtë javë që shton profile në ndihmësin digjital të Cortana, duke i lejuar asaj që të ofrojë njohuri dhe përkujtesa para se të pyesni.

Në ndihmë të përdoruesve të rinj.

Ideja që qëndron prapa Cortana Show Me, e cila është e disponueshme përmes Microsoft Store brenda këtij vrojtimi të ndërtuar në mënyrë specifike, është që të bëjë përdoruesit e rinj  të Windows 10 të ndihen më të shpejtë dhe të lehtë. Për këtë qëllim, aplikacioni aktualisht ofron udhëzime të hollësishme për disa funksione dhe detyra kryesore të OS, ndërsa aktivizimi me zë,sipas  një postimi në blog ,do të shtohet së shpejti. Deri  më tani, kjo është ajo që Cortana mund të  bëjë në ndihmë të  përdoruesve të  rinj me anë të Cortana Show Me:

  • Përditësimin e Windows
  • Kontrollin nëse një aplikacion është instaluar
  • Çinstalimin e një aplikacioni
  • Ndryshimi i sfondit të desktopit
  • Përdorimin e Airplane Mode
  • Ndryshimin e ndriçimit të  ekranit
  • Shtimin e printer ose skaner etj..

Këto ndryshime janë veçanërisht interesante pasi duket se Microsoft është e vendosur të shohë Cortana të fitojë luftën e asistentëve dixhitalë mes vetes, Amazon, Apple dhe Google – veçanërisht me Alexa të Amazon që së shpejti do ta bëjë atë  të disponueshme në  WindoWs 10 PC këtë vit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>