Lajmet

Windows 10 Technical Preview i disponueshëm për shkarkim

Oct 2 2014
0 Shpërndarje
Windows 10 Technical Preview i disponueshëm për shkarkim

windows-10-logo-100465106-largeTashmë Windows 10 Technical Preview është i disponueshëm. Ju mund ta shkarkoni atë duke u regjistruar në preview.windows.com i cili ju ridrejton për tek Windows Insider duke ju dhënë një shans të shijoni veçoritë më të fundit të Windows-it e ardhshëm. Sistemi operativ ofrohet në formatin ISO dhe jo përmes Windows Store që Microsoft aplikoi për Windows 8.1 Preview.

Mos harroni se ky është një ndërtim paraprak dhe ju nuk duhet ta instaloni atë në një kompjuter pune, por vetëm për testime. Ju rekomandojmë të përdorni makina virtuale ose të ndani hardiskun në particione.

Dhe sigurohuni që të ruani të dhënat fillimisht. Doni të dini si ta bëni këtë? Qëndroni në kontakt me ne sepse do t’ju informojmë rreth instruksioneve për instalimin e Windows 10 Technical Preview së shpejti. Për më shumë informacion rreth Windows 10 klikoni këtë link. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>