Lajmet

Windows 10 Workstation Edition është versioni më i ri i Windows 10-ës për sipërmarrjet

Jun 5 2017
0 Shpërndarje
Tashmë ky emërtim është rikthyer thonë dy përdorues të Twitter të cilët kanë gjetur referenca të një edicioni të ri të Windows 10-ës. Windows 10 Workstation Edition është versioni më i ri i Windows 10-ës për sipërmarrjet

Kanë kaluar 20 vite që kur Microsoft përdori markën Workstation në sistemin operativ Windows 5.0 Workstation Edition.

Tashmë ky emërtim është rikthyer thonë dy përdorues të Twitter të cilët kanë gjetur referenca të një edicioni të ri të Windows 10-ës. Ky informacion ishte fshehur në thellësi të versionit më të fundit të Windows 10-ës publikuar javën e kaluar.

Ky version përshkruhet si Windows 10 Pro for Advanced PC. Nga ana tjetër Microsoft e përshkruan si Windows 10 Pro for Workstation me katër funksionalitete bazë:

  • Workstation Mode: Microsoft do tu japë prioritet punëve të cilat kërkojnë fuqi kompjuterike dhe grafike për tu ofruar performancën maksimale kur Workstation Mode është i aktivizuar
  • Sistemi i ri i skedarëve: Pasardhësi i NTFS, ReFS do të jetë i aktivizuar në këtë sistem operativ dhe u shërben volumeve të mëdha të të dhënave.
  • Përpunim më i shpejtë i skedarëve: Duke qenë se kompjuterat e punës – workstation – janë dizajnuar për të mbajtur sasi të mëdha të dhënash, Microsoft do përfshijë në këtë version të sistemit operativ protokollin SMBDirect i cili mundëson shpejtë të lartë të përpunimit dhe transferimit të të dhënave dhe përdorim i ulët i procesorit gjatë këtyre proceseve mbi rrjete.
  • Mbështetetje e gjërë e harduerit: Microsoft do të ofrojë Windows 10 Pro Workstation në kompjuterat me katër procesor dhe 6 Terabajt limit. Aktualisht Windows 10 Pro mbështet vetëm 2 procesorë.

Me sistemin e ri operativ Microsoft padyshim po shënjestron përdoruesit e fuqishëm të kompjuterave të cilët përpunojnë sasi të mëdha të dhënash çdo ditë. E thënë ndryshe është një sistem operativ për sipërmarrjet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>