Lajmet

Windows 7 Beta deri më 10 shkurt

Jan 26 2009
0 Shpërndarje
Windows 7 Beta deri më 10 shkurt

Në një blog post, Microsoft bën të ditur se ky version testues i sistemit operativ, do të jetë i gatshëm për shkarkim deri më 10 shkurt. Më herët Microsoft pati deklaruar se sistemi operativ do të jetë i hapur vetëm deri në fund të këtij muaji. “Ne jemi në një pikë kur kemi më shumë beta testues dhe më shumë vlerësime nga përdoruesit për nevojat e inxhinierëve se sa që është e nevojshme, kështu që ne po fillojmë një plan për përfundimin gjeneral të Beta Windows 7” – Tha Brandon LeBlanc nga Microsoft.

 “Për shkak se entuziazmi për Windows 7 beta vazhdon të jetë i madh, ne nuk dëshirojmë që askush të mbetet i përjashtuar. Ne do t’i mbajmë të hapur dyert për shkarkimin e Windows 7 deri më 10 shkurt. ATA që kanë filluar shkarkimin para 10 shkurtit do të kenë kohë deri më 12 shkurt për të përfunduar detyrën. Afati përfundimtar aplikohet në publik gjeneral, gjersa anëtarët e Microsoft TechNET dhe “MSDN Developer Programs” do të vazhdojnë të kenë qasje në kod” – shprehet LeBlanc.

Lajmet e fundit>