Lajmet

Windows 7 do të marrë koleksionin e ndërfaqeve DirectX 11.1

Nov 22 2012
0 Shpërndarje
Windows 7 do të marrë koleksionin e ndërfaqeve DirectX 11.1

Në shtatorin që kaloi, menaxheri i programeve të Microsoft Daniel Moth tregoi gjatë prezantimit të MSDN se DirectX 11.1 do të ekzekutohej në Windows 8, duke shmangur kështu përdoruesit e Windows 7 në të njëjtën mënyrë që DirectX 11 në fillim u vendos Windows 7 OSes (më vonë u shfaq për Vista dhe Windows Server 2008).

Nëse ju po shpresonit se Microsoft do të kishte të njëjtën ide dhe të sillte DX 11.1 në Windows 7, jeni me fat.

Le t’i kthehemi se çfarë tha Moth: “Ashtu siç ju e dini WARP është pjesë e DirectX 11. Me DirectX 11.1 , WARP do të fuqizohet me një suport për DirectCompute dhe kështu ajo është një nga përshpejtuesit e C++ AMP. DirectX 11.1 është pjesë e Windows 8, ashtu sikur DirectX 11 ishtë pjesë e Windows 7.

DirectX 11 u bë e mundur për Vista, por për momentin nuk ka plane për DirectX 11.1 të jetë pjesë e Windows 7,” Moth iu përgjigj një përdoruesi rreth mundësisë për të sjellë WARP në Windows 7.

Duke ardhur në nëntor, Chuck Walbourn, një inxhinier dizajnues softuerësh në Microsoft, kohët e fundit deklaroi në një post në blogun e tij se “pjesë” të DX 11.1 do të jenë të mundura për Windows 7 SP1 dhe Windows Server 2008 R2 SP1.

Këto porcione përfshijnë Direct3D 11.1, përditësime të Direct2D, DirectWrite dhe DXGI 1.1, dhe një rishikim të Windows Imaging Component (WIC). (PCWorld Albanian)

Tags >

windows
Lajmet e fundit>