Lajmet

Windows 7 do të shitet në gjashtë versione të ndryshme

Nov 26 2009
0 Shpërndarje
Windows 7 do të shitet në gjashtë versione të ndryshme

Nëse mendoni se Microsoft e ka mësuar mësimin me Windows Vista, shpejtë do të dëshpëroheni. Edhe pse Windows 7 beta, i cili është lëshuar në publik në mes të Janarit është duke pranuar kritika pozitive, lajmi se Microsoft planifikon të hedh në qarkullim gjashtë versione të Windows 7 i ka lënë shumë njerëz me pyetjen se pse kompania përsëri është duke i ofruar konsumatorëve një matricë aq të komplikuar të produkteve.

Microsoft thotë se do t’i drejtojë shumicën e përdoruesve drejt Windows 7 Home Premium dhe Windows 7 Professional. Për bizneset kompania rekomandon Professional ose Enterprise. Kompania gjithashtu thotë se do të përdorë një disk të vetëm për sistemin operativ, që do të thotë se do të pranoni të gjitha edicionet në një disk instaluar (ose në kompjuterin e ri); nëse vendosni të kaloni në versionin tjetër vetëm duhet të paguani për kodin e hapjes. Secili version i Windows 7 do të jetë më i mirë se versioni i kaluar, thotë Microsoft, kështu që nuk do të hupni asnjë tipar nëse azhurnoni.

Shumë analist dhe përdorues e kanë kritikuar vendimin e kompanisë për paraqitjen e disa versioneve të Vista. Ky veprim ka gjeneruar konfuzion tek konsumatorët se cilin version mund të ishte më i mirë për ta blerë, dhe ka krijuar probleme të përshtatjes me softuer dhe harduer kur përdoruesit kanë kaluar nga Windows XP në Vista. Së fundi, shumë njerëz e kanë perceptuar taktikën si një mënyrë që Microsoft t’ju faturojë çmime të ndryshme për versionet e ndryshme të Vista që ofrojnë pak përfitim tek përdoruesit e zakonshëm.

Derisa jemi duke shkruar këtë artikull, ende nuk kemi shumë rreth çmimeve të Windows 7 ose paraqitjes në treg (disa ekspert spekulojnë se do të paraqiten gjatë fillimit të vitit të ardhshëm). Më poshtë kemi ndryshimet që do të jenë mes versioneve.

Së pari, përdoruesit e XP dhe Vista do të mund të azhurnojnë licencat e SO-ve në Windows 7. Problemi është se ju duhet të bëni një instalim të pastër të Windows 7, që do të thotë se duhet të re-instaloni programet si dhe të ruani dhe pastaj zëvendësoni të dhënat tuaja.
 

Windows 7 Starter Edition

Starter Edition i është kushtuar tregjeve në zhvillim dhe përdoruesve të netbook. Me këtë version, përdoruesit do të mund të punojnë vetëm me tri aplikacione njëherësh, por ata do të përfitojnë nga përmirësimi i ndërfaqes si shiriti i ri i detyrave dhe JumpLists. Përveç kësaj, konsumatorët do të mund t’i bashkohen Home Group (për të shpërndarë skedarë multimedial në një rrjet lokal).
 

Windows 7 Home Basic

Versioni Home Basi do t’i mundësojë përdoruesve përdorim të pakufizuar të aplikacioneve në të njëjtën kohë, dhe do të sjellë përmirësime të ndërfaqes si shikimi paraprak i faqeve në madhësi të minimizuara. Në krye të saj, Home Basic mundëson shpërndarjen e lidhjes së internetit (edhe me wireless) dhe ofron Mobility Center (menaxhim i energjisë për laptop).
 

Windows 7 Home Premium

Versioni Home Premium do të ofrojë të gjitha të mirat vizuale të Windows 7, si për shembull mjedisin Aero Glass dhe navigimin e përparuar të dritareve. Përveç implementimit të ndjeshmërisë në ekran (si për shembull njohja e shkrimit të dorës dhe përkrahja për multitouch), versioni Home Premium do të ofrojë përkrahje të përmirësuar për formatet multimediale, përmirësim të Windows Media Center dhe funksione për transmetim multimedial.
 

Windows 7 Professional

Versioni Professional do të ofrojë më shumë siguri dhe përshtatje për rrjeteve, si për shembull Encrypting File System, backup të përparuar në rrjet dhe mundësinë e bashkëngjitjes në ndonjë rrjet përmes Domain Join. Do të përkrahë gjithashtu printimin me njohjen e vendndodhjeve.

 
Windows 7 Enterprise & Windows 7 Ultimate

Versionet Enterprise dhe Ultimate do të kenë tipare të ngjashme, si për shembull mbrojtja BitLocker për disqet e brendshme dhe të jashtëm, si dhe DirectAccess për rrjetet e korporatave, bazuar në Windows Server 2008 R2. Përmes një tipari tjetër sigurie, si AppLocker, këto versione do të parandalojnë punën e softuerëve të paautorizuar.

Lajmet e fundit>