Lajmet

Windows 7 është mirë, por me antivirus është akoma më mirë

Nov 6 2009
0 Shpërndarje
Windows 7 është mirë, por me antivirus është akoma më mirë

Ndërkohë që UAC sjell mjaft kokëçarje me pyetjet e tij irrituese për pjesën më të madhe të aplikacioneve që aksesoni në Vista (sigurisht nëse nuk e keni çaktivizuar totalisht), ai është një mjet mjaft i besueshëm sigurie për ata që vlerësojnë kontrollin e lartë  mbi çdo veprim.
Sidoqoftë, me opinionin e përgjithshëm kurndër këij opsioni, Microsoft lëshoi pak pe me Windows 7, duke lehtësuar nuvelin standart të sigurisë një gradë më poshtë, por pas nakesave nga shumë kompani sigurie, Microsoft u detyrua të rikthente disa funksione të UAC, përfshirë  një lajmërim për vetë çaktivizimin e UAC pasi disa ekspertë demostruan se si sulmet e malëareve mund të çaktivizonin UAC-në pa i dhënë përdoruesit asnjëshenjë të veprimit.

Sidoqoftë,  vendosja standarte e UAC në Windows 7 është akoma mjaft e dobët krahasuar me atë të Vista-s sipas Këshilltarit të Përgjithshëm të Sigurisë të Sophos, Chester Wisniewski, i cili sapo ka përfunduar një studim rreth malëare për të parë reagimin e UAC-së së Windows 7.

Prej dhjetë malëareve të testuara, vetëm dy prej tyre u refuzuan për instalim nga Windows 7, një e tretë gjeneroi një lakmërim të UAC-së ndërkohë që shtatë të tjerat, kaluan të pashqetësuara.

Pavarësisht nga deklaratat e përfaqësuesve të Microsoft për aspekte të përmirësuara të sigurisë  së sistemit të ri, Z. Wisniewki nuk bie dakort me uljen e nivelit standart të sigurisë së UAC-së, sepse kjo mund ti shtyj përdoruesit të kenë besim të rremë në sigurinë e sistemit, duke pritur që ai ti lajmërojë për sulme të mundshme.

Sidoqoftë, lart apo poshtë niveli i UAC-së, një gjë është e sigurtë; si gjithmonë, me sistemin e Microsoft ju duhet një antivirus i përditësuar dhe mjaft i aftë në detektimin e malëareve për të qënë vërtetë të sigurtë.

Lajmet e fundit>