Analiza

Windows 7 i vë ndez shitjet e kompjuterëve

Nov 3 2009
0 Shpërndarje
Windows 7 i vë ndez shitjet e kompjuterëve

Kjo edhe fillimisht është përfolur mjaft shumë, sepse analistët patën deklaruar se sistemi i ri operativ do të “shpëtojë kompjuterët nga recesioni ekonomik”, dhe më në fund gjërat edhe po vërtetohen nga shifrat prej tregut, që po tregojnë efektin e Windows 7.

NPD Group ka të dhëna të shitjes që tregon se shitjet e njësive kompjuterike janë ngritur për 40% prej vitit në vit për javën që përfundoi me tetor.

Natyrisht, një pjesë e kësaj ngritjeje mund ti atribuohet pritjes së konsumatorëve për të blerë një PC të ri në pjesët e para të muajit të tetor para debutimit zyrtar të Windows 7, pasi që edhe në dy javët e para shitjet kishin pësuar rënie prej 29%.

Dhe gjersa shifrat po tregojnë një treg të ndezur të kompjuterëve që korrespondon me debutimin e Windows 7, ato gjithashtu tregojnë se inventarët në dyqane janë pothuajse të zbrazur gjë që nënkupton, një sukses të hershëm në shitje.

Natyrisht, vetëm koha do të tregojë nëse është një ngritje e përkohshme apo bëhet fjalë vërtetë për rimëkëmbjen e tregut të PC-ve.

Lajmet e fundit>