Softuer

Windows 7 kthen laptopët në “WiFi Hotspots”

Nov 2 2009
0 Shpërndarje
Windows 7 kthen laptopët në “WiFi Hotspots”

PC Advisor raporton se zhvilluesi Nomadio me bazë në Philadelphia ka zbuluar një veçori të papërfunduar tek Windows 7 (Virtual Wi-Fi), që mund të kthejë një laptop në një Wi-Fi Hotspot. Kjo do të thotë se pajisjet në territorin përreth laptopit mund të qasen në internet pa pasur nevojë për softuer special. Kompania tani ka zbuluar thesarin e pazbuluar dhe ka krijuar një aplikacion pa pagesë të quajtur Connectify, të cilin e ka lëshuar në treg para një jave.

Grupi hulumtues i Microsoft në fakt ka nisur zhvillimin e Virtual Wi-Fi para një vit: veçoria do të merrte një kartelë rrjeti dhe virtualisht do ta ndante në disa pjesë, adapterë të ndarë. Megjithatë, Microsoft ka ndaluar zhvillimin në vitin 2006, por siç duket asnjëherë nuk ka larguar këtë veçori nga sistemi i saj operativ. Tani është paraqitur në Windows 7 si ““Native 802.11 Virtual Wireless Fidelity (Virtual Wi-Fi) object identifiers (OIDs)“.

Alex Gizis, CEO i Nomadio, tha për PC Advisor se përkrahja për driver për Virtual Wi-Fi asnjëherë nuk ka përfunduar. Duke pasur parasysh këtë, niveli i driver-ve të kënaqshëm nuk është i pranishëm, megjithëse “kodi i nivelit të ulët” është ende i paprekur. Gjithashtu ekziston edhe një aplikacion apo vegël për ta ndezur këtë veçori. Natyrisht, kjo është pjesa ku shfaqet Connectify.

Por Gizis me shpejtësi qartësoi se softueri dallon prej lidhjeve shkëmbyese të internetit. “Së pari, ajo paraqitet si një pikë kyçëse reale për wireless” tha Gizis. “Nën dy, shkëmbimi i internetit ka probleme. Ai i kthen të dhënat e zakonshme secilën herë që ndalni një lidhje. Dhe nën tre, ju mund të bashkoheni me një rrjet tjetër wireless dhe edhe të keni të hapur Connectify Hotspot në të njëjtën kartelë Wi-FI”.

Lajmet e fundit>