Analiza

Windows 7 më i përdoruri në botë

Jul 3 2012
0 Shpërndarje
Windows 7 më i përdoruri në botë

Statistikat e fundit të lansuara nga kompania hulumtuese StatCounter, tregojnë që sistemi operativ Windows 7 zotëron më shumë se gjysmën e tregut të sistemeve operative në mbarë botën.

Windows 7 ka tejkaluar edhe XP-në si zgjedhja më e preferuar për muajin tetor 2011, por muajin e kaluar Windows shënoi edhe një fitore dhe si rezultat mori epitetin e sistemit operativ më të përdorur në botë me rreth 50%.

Sipas StatCounter, Windows Vista vazhdon të mbajë medaljen e bronztë me 8.32% të tregut, edhe pse Mac OS X është përpjekur shumë që ta marrë pozitën e tretë, mirëpo nuk i’a ka dalur sepse ai përdoret vetëm 7.05% në mbarë botën. Por nëse vazhdohet me këtë trend të përdorimit, OS X mund ta tejkalojë Vistan gjatë muajve të ardhshëm. Sigurisht këto interpretime vijnë sipas kompanisë që i bazon këto të dhëna në statistikat e veta.

Sidoqoftë, raportet e Net Application flasin krejt ndryshe dhe tregojnë se Windows XP ende mbanë 43.61% të tregut global. Statistikat e kësaj të fundit i japin XP-së epitetin e sistemit operativ më të përdorur në botë. Për më tepër, gjithnjë sipas statistikave të Net Application thuhet se Windows Vista ende ka për qindjen e 3.6% të zotërimit të tregut duke kaluar kështu edhe OS X.

Nga ana tjetër, CNET thekson se pavarësisht pranisë prej tre vjetësh në treg, Windows 7 ka pasë ngecje për të arritur të njëjtin popullaritet si Windows XP. Arsyeja kryesore për këtë është se shumë biznese ende përdorin XP-në pasiqë Vista ishte një sistem operativ pothuajse i dështuar. XP në përgjithësi konsiderohet të jetë më i qëndrueshmi.

Microsoft ka njoftuar se nuk do të ofroj përkrahje për Windows XP qysh nga prilli i vitit 2014, dhe u kërkon përdoruesve që të azhurnojnë sistemet e tyre operative në Windows 7 sa më shpejt që është e mundur.

Në grafikat e paraqitura më poshtë mund të shihni statistikat e paraqitura nga StatCounter dhe Net Aplication. (PCWorld Albanian)

Tags >

windows
Lajmet e fundit>