Lajmet

Windows 7 – Miliona shkarkime të versionit beta. Microsoft shton serverët për të përballuar kërkesat

Jan 12 2009
0 Shpërndarje
Windows 7 – Miliona shkarkime të versionit beta. Microsoft shton serverët për të përballuar kërkesat

Versioni Beta i shumëpritur i Windows 7 ishte parashikuar të lëshohej për shkarkim të premten, por kompania u detyrua ta shtyjë lëshimin me një ditë, për të instaluar më shumë serverë, për të përballuar kërkesat e shumta.

Një zëdhënës i Microsoft tha të hënën se kompania nuk kishte akoma një shifër të sigurt mbi numrin kopjeve të shkarkuara brenda 2 ditësh.

Megjithatë, kompania thotë se ka hequr limitin e 2.5 milion kopjeve të shkarkuara për dy javët e para, për të bërë të mundur që gjithkush të shkarkojë një kopje testuese nëse do.

Microsoft, prodhuesi më i madh i softuerëve në botë, ka bërë të ditur se Windows 7 do të ketë të inkorporuar teknologjinë e monitorit të ndjeshëm në prekje (touch-screen) dhe do i lejojë më shumë personalizim përdoruesve. Ka premtuar një sistem më miqësor për përdoruesin, si p.sh një taskbar që shfaq një preview e të gjitha dritareve të hapura thjesht duke kaluar me kursor mbi ikonën e secilit aplikacion.

 

 

 

Lajmet e fundit>