Lajmet

Windows 7 shpejton lëshimin

Feb 23 2009
0 Shpërndarje
Windows 7 shpejton lëshimin

Kjo është ankesa e disa anëtarëve të programit teknik provues. Sipas tyre, Microsoft nuk e ka marrë seriozisht vlerësimin e dhënë nga grupi provues. Skuadra e zhvillimit duket se është ajo që vendos për çështjet serioze, duke i bërë kështu testuesit të mendojnë se tiparet e Windows 7 janë kompletuar.
Bëhet e ditur se Microsoft po përgatitet të lëshojë në treg Windows 7 në fund të këtij muaji. Ky hap i kompanisë vjen vetëm pesë javë pasi problemet serioze të Windows 7 u bënë publike.
Ndërkohë shumë njerëz kanë akuzuar Microsoft për lojën me versionin testues të sistemit operativ. Në fillim numri i  shkarkimeve të Windows 7 u kufizua, për t’u lëshuar më vonë për të gjithë. Ndërsa pritej që versioni përfundimtar i softuerit të lançohej në janar të vitit të ardhshëm, tani data ka ndryshuar duke u afruar deri në fund të shkurtit.

 

Lajmet e fundit>