Lajmet

Windows 7 RC i gatshëm për secilin

May 5 2009
0 Shpërndarje
Windows 7 RC i gatshëm për secilin

Microsoft më herët e ofruar këtë OS për abonuesit Technet dhe MSDN, dhe nuk ka kaluar shumë kohë që versioni më i ri të ecën drejt faqeve të Torrenta-ve.

Microsoft thekson se RC-së do t’i skadojë afati me 1 korrik të këtij viti dhe duke filluar nga 1 marsi i vitit 2010, kompjuteri juaj do të fillojë të fiket çdo dy orë (paraprakisht do të merrni një paralajmërim, përkatësisht dy javë para skadimit të afatit).
RC që do të jetë i gatshëm në edicionin me veçori të plota, është shumë i ngjashëm me Windows Vista Ultimate. Ata që tani punojnë me Windows 7 Beta mund të vazhdojnë punën deri më 1 gusht, 2009, kohë në të cilën ju duhet të instaloni një version të pastër të RC-së – një opsion për azhurnim nuk është ofruar.
Windows 7 RC do të jetë i gatshëm në treg së paku deri në korrik të vitit 2009, dhe kjo do të thotë se nuk keni nevojë të nguteni për të marrë kopjen tani pasi që ende nuk është lajmëruar ndonjë raport mbi mbingarkesën e serverit, qysh pati ndodhur me lëshimin e versionit Beta.

Windows 7 RC mund ta shkarkoni këtu
http://www.microsoft.com/windows/windows-7/download.aspx

 

Lajmet e fundit>