Softuer

Windows 7 Service Pack 1 është gati për shkarkim

Feb 23 2011
0 Shpërndarje
Windows 7 Service Pack 1 është gati për shkarkim

Windows 7 Service Pack 1 tani është gati për shkarkim nga ueb faqja e Microsoft apo edhe përmes Windows Update, dhe gjithashtu duke porositur një DVD instalimi. Windows 7 SP1 kërkon vetëm 30 minuta për instalim, dhe ju gjatë këtij procesi gjithashtu duhet të ristartoni kompjuterin disa herë. Kërkesat për sistem dhe instruksionet për instalim mund t’i gjeni në web faqen zyrtare të Microsoft.

Ja disa prej ndryshimeve më të theksuara në SP1:

– Një arnim për pajisjet HDMI audio që nuk funksiononin pas ristartimit të kompjuterit
– Sjellje e përshtatur kur bëhet printimi i orientimeve të përziera të dokumenteve XPS
– Sjellje më ndryshe në funksionalitetin e “restaurimit të dosjeve të mëhershme në startim” në mënyrë që të gjithë follderët të jenë të rikthyer në pozicionin e mëparshëm, e jo në renditje bazuar në follderët më aktiv.

Service Pack gjithashtu përfshin edhe të gjitha përditësimet e mëhershme në siguri, stabilitet dhe performancë për Windows 7. Por në përgjithësi diçka interesante apo tërheqëse nuk ka. IE9 kurdo që të jetë gati, gjithashtu do të instalohet vetvetiu dhe nuk do t’ju kërkojë më instalimin e Service Pack 1. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>