Analiza

Windows 7 tejkalon pjesëmarrjen prej 10% në treg

Apr 5 2010
0 Shpërndarje
Windows 7 tejkalon pjesëmarrjen prej 10% në treg

Sipas Net Applications, Windows 7 ka arritur pjesëmarrjen prej 10% në treg, diku për gati një vit më shpejtë sesa paraardhësi i tij Vista.

Por rritja e Windows 7 ende duhet të shfaq ndikimin e saj në pjesëmarrjen e përgjithshme të Microsoft në tregun e sistemit operativ, që është kthyer në rënien e zakonshme gjatë muajit të kaluar, pas një periudhe një mujore në avantazh. Windows pësoi një rënie në 91.6% të pjesëmarrjes në treg, diku rreth një rënie prej 0.5% prej muajit shkurt.

Sistemi i ri operativ përsëri mori pjesëmarrje edhe nga Windows XP edhe nga Vista, ku i pari ka humbur dy herë më shumë pjesëmarrje në treg sesa i dyti. Windows XP ka rrëshqitur në 64.5% duke humbur një përqindje të plotë, ndërsa Vista ka humbur 0.5% dhe ka rënë në 16%.

Megjithatë duket se Windows Vista është sistemi operativ që po i ka punët më së keqi në treg, pasi që muaji që jemi tani shënon muajin e pestë me radhë, që ky sistem operativ po pëson humbje të pjesëmarrjes në treg. Nëse vazhdon këtë trend bazuar në tre muajt e fundit, ka gjasa që pjesëmarrja e Vista-së të bie nën 10% para fundit të vitit.

Duket se rrugët e Windows 7 dhe Windows Vista do të kryqëzohen gjatë muajit qershor, kur Windows 7 është projektuar që të jetë sistemi i dytë më i shfrytëzuar i Microsoft.

Në anën tjetër pjesëmarrja e Mac OS X në tregun e sistemeve operative është rritur dhe ka arritur në 5.3% gjatë muajit mars.

Vince Vizzaccaro, zëvendës president ekzekutiv i marketingut pranë Net Applications ka thënë se muaji i që shkoi nuk kishte të bëjë me 10 përqindëshin e Windows 7, por me rritjen e vazhdueshme të përdorimit të pajisjeve mobile për të dalë online dhe sipas numrave të Net Applications, sistemet operative mobile kanë fuqizuar 1.7% të përdorimit të harduerit për t’iu qasur webit.

Lajmet e fundit>