Analiza

Windows 8.1 arrin 4.30 % të tregut, Windows 8 bie në 6.38 %

Mar 3 2014
0 Shpërndarje
Windows 8.1 arrin 4.30 % të tregut, Windows 8 bie në 6.38 %

windows-81-786x305Me lëshimin e Windows 8.1 në tetor, shkurti është muaji i katër i disponueshmërisë së versionit më të fundit të sistemit operativ të Microsoft-it. Ndërkohë që Windows 8.1 po rritet vazhdimisht dhe po i merr pjesë Windows 8 në treg, kjo dyshe arriti të merrte vetëm 10 % të tregut për vitin 2013 dhe deri tani në 2014-ën ky numër mezi ka luajtur nga vendi.

Shpërndarja më e fundit e pjesëve të tregut të Sistemeve Operative sipas NET Applications tregon se Windows 8 dhe Windows 8.1 së bashku kanë fituar vetëm 0.10 % krahasuar me vitin 2013. Më specifikisht, Windows 8 ra në 0.25 pike përqindjeje nga 6.63 % në 6.38 %, ndërkohë që Windows 8.1 mori 0.35 % më shumë nga 3.95 % që ishte në vitin 2013, arriti në 4.30 % në muajt e parë të këtij viti.

Ndërsa, Windows 7 pati një rënie të lehtë me 0.18 % nga 47.49 % në 47.31 %. Windows 8, pati rritjen më të madhe në gusht duke fituar 2.01 % të tregut dhe humbjen më të madhe e pati në nëntor 0.87 % dhe vazhdon të bie. Të gjithë përdoruesit e Windows po inkurajohen të marrin versionin më të fundit të sistemit operativ dhe Microsoft këtë gjë e ka bërë shumë të thjesht më Windows 8.1 që është vetëm një shkarkim larg nga Windows 8.

Për të shikuar versionet më të vjetra të Windows, Vista ra me 0.20 % nga 3.30% në 3.10 %. Ndërsa Windows XP fitoi pak pjesë në treg pas rënies në 30 % duke u rritur me 0.30 % nga 29.23 % në 29.53 %.

Në vitin 2013, Windows humbi pjesë të tregut në çdo muaj përveç marsit, korrikut dhe nëntorit. Deri tani në vitin 2014, Windows ra në janar dhe fitoi 0.12 % pikë në shkurt nga 90.72 % në 90.84 %. Mac OS X qëndroi në vend me 7.68 %, ndërkohë që Linux humbi atë çfarë fitoi Windows në 1.48% të totalit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>