Lajmet

Windows 8.1 do të përditësojë aplikacionet pa ndërhyrjen e përdoruesit

May 7 2013
0 Shpërndarje
Windows 8.1 do të përditësojë aplikacionet pa ndërhyrjen e përdoruesit

Mesa duket përditësimi i aplikacioneve në Windows 8.1 do të jetë një proces shumë më i thjeshtë se në Windows 8.

Përdoruesit që kanë instaluar Windows 8.1 kanë zbuluar se aplikacione të ndryshme janë përditësuar vetë automatikisht.

Një prej aplikacioneve që realizoi vetë përditësimin është Movie Moments, i cili lejon njerëzit të krijojnë dhe të editojnë klipe të shkurtra videosh.

Aktualisht në Windows 8 përdoruesit lajmërohen për përditësimet e fundit të aplikacioneve, por duhet që më pas të drejtohen në Windows Store për ti instaluar ato manualisht.

Mesa duket Windows 8.1 do të realizojë përditësimet e aplikacioneve në të njejtën mënyrë si përditësimi në heshtje i sistemit operativ pa përfshirë fare përdoruesin.

Deri tani ka pasur supozime të shumta përsa i përket ndryshimeve që do të sjellë përditësimi i radhës. Këtu mund të përmendim shtimin e butonit Start, opsionin e ndezjes së sistemit nga ekrani si dhe një ekran Start me më tepër mundësi përshtatjeje. (PCWorld Albanian)

windows store

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>