Lajmet

Windows 8.1 do të suportojë teknologjinë e leximit të shenjës së gishtave

Jun 5 2013
0 Shpërndarje
Windows 8.1 do të suportojë teknologjinë e leximit të shenjës së gishtave

Një nga surprizat e radhës të sistemit Windows 8.1 do të jetë edhe suporti i identifikimit me anë të shenjave të gishtave.

Kjo gjë është deklaruar nga Microsoft në njërën prej seancave të Konferencës Tech-Ed ditën e hënë. Më parë kjo gjë mundësohej në sistemin Windows me ndihmën e softuerëve dytësore ndërsa tani sistemi e suporton vetë këtë teknologji.

Përdoruesit do të kenë mundësi që të logohen në kompjuterët e tyre nëpërmjet një llogarie në Microsoft, mund të blejnë aplikacione ose mund të hapin programe të ndryshme vetëm duke prekur njëherë me gisht.

Gjithashtu do të jetë e mundur që të sigurojnë skedarë të caktuar në mënyrë që të jenë të aksesueshëm vetëm nëpërmjet shenjës së gishtit.

Microsoft-i është duke punuar me dy ose tre prodhues të tjerë për të mundësuar këtë teknologji. Kompania është duke kërkuar edhe nga prodhuesit e tjerë që të pajisin laptop-ët, tabletet, tastierat apo mauset me lexues të shenjave të gishtave. (PCWorld Albanian)

ndows 9 finger print

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>