Lajmet

Windows 8.1 i shtohet suporti për printim 3D

Jun 27 2013
0 Shpërndarje
Windows 8.1 i shtohet suporti për printim 3D

Përditësimi i fundit i Microsoft-it për Windows 8, ai që njihet tashmë si versioni 8.1 dhe që do të jetë i disponueshëm gjatë vjeshtës, do të sjellë suport më të mirë për printerët 3D.

Ky lajm është dhënë nga vetë kompania gjatë ditës së mërkurë.

Zv. Presidenti Antoine Leblond e tregoi për publikun veçorinë e re gjatë Build 2013 që organizohet nga vetë kompania. Me kompjuterin me Windows 8 ishte lidhur një MakerBot 3D printer, ndërsa Leblond tregoi se sa e thjeshtë ishte për të zgjedhur pajisjen e duhur nga Windows 8 Charms menu dhe më pas printerin.

Në Windows 8.1, zhvilluesit do të kenë mundësi të krijojnë suportin për printer 3D në aplikacionet e tyre përmes API-së së re. Në aspektin e përdoruesit, kjo do të thotë më pak softuerë për t’u instaluar, dhe me kalimin e kohës pritet një numër më i madh aplikacionesh që do të punojnë me printerët 3D.

Leblond theksoi edhe dy printerët që suportohen për momentin, MakerBot Replicator 2, i cili do të vijë shumë shpejt në dyqanet Microsoft, dhe 3D systems Cube, i cili shitet për më pak se $1,300 në Staples. Të presim nëse kompania do të shtojë suportin për printerë 3D në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

printer 3d

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>