Analiza

Windows 8.1 kalon W8, ndërsa Windows 7 kalon 50 % të tregut

Jun 2 2014
0 Shpërndarje
Windows 8.1 kalon W8, ndërsa Windows 7 kalon 50 % të tregut

windows-81-786x305Tashmë që është bërë muaji i shtatë që version më i fundit i sistemit operativ të Microsoft-it është i disponueshëm, Windows 8.1 vazhdon të rritet ngadalë, ndërkohë që Windows 8 ka qëndruar në vend përsëri duke bërë që Windows 8.1 ta kalojë në përqindjen tregut. Në të njëjtën kohë Windows 7 ka arritur të ngjitet mbi 50 %, ndërsa Windows XP akoma ka 25 % të tregut pavarsisht përfundimit të mbështetjes nga Microsoft për këtë sistem operativ në prill të këtij viti.

Të dhënat më të fundit e Net Applications tregojnë se Windows 8 dhe Windows 8.1 kanë fituar së bashku 0.40 %. E thënë ndryshe, Windows 8 ra me 0.07 %, ndërsa Windows 8.1 u rrit me 0.47 %. Windows 8 e cila pati rritjen e saj më të madhe në gusht të 2013-ës me 2.01 % dhe humbjen më të madhe me 0.87 % në nëntor, vazhdon përsëri të ketë rënie. Akoma ka kompjuterë që shiten me Windows 8, por Microsoft po inkurajon përditësimin në versionin më të fundit atë Windows 8.1

Ndërsa, Windows 7 ka arritur të kapë edhe 0.79 pikë përqindje të tjera duke shkuar në 50.06 %. Windows 8 dhe Windows 8.1 zakonisht performojnë më mirë sesa Windows 7, por në disa muaj po ndodh e kundërta. Për të shikuar në versione më të hershme, Windows Vista arriti të fitojë 0.01 %, ndërsa Windows XP ra me 1.02 %. Për fat jo të mirë kjo nuk është një rënie siç do dëshironte Microsoft-i.

Në vitin 2013, Windows humbi në çdo muaj përveç marsit, korrikut dhe nëntorit. Ndërsa që nga fillimi i vitit dhe deri tani Windows ka humbur në janar dhe prill, ndërsa ka fituar në shkurt dhe mars. Ndërsa tani ka fituar 0.19 %. OS X ka rënë me 0.23 % në 7.39 %, ndërsa Linux fitoi 0.04 %. (PCWorld Albanian)

os_share_may_2014

Lajmet e fundit>